Politika

Meta kërkon qeveri teknike, pas miratimit me konsensus të reformës

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta huazoi thënien e ambasadorit Donald Lu për të thënë se “i është sosur durimi”, por nuk huazoi formulen e tij të takimit, duke hedhur në tryezë një tjetër propozim.

“Meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe unë jam kryetar i Parlamentit, propozimi im është të takohemi të pestë; unë si kryetar Parlamenti, Rama e Basha si dy kryetarët e dy forcave kryesore politike që kanë përgjegjësi edhe para popullit, të dy ambasadorët e nderuar Lu e Vlahutin, e të mos dalim, të mbyllemi përgjithmonë këtu nëqoftëse nuk japim zgjidhje dhe nuk i votojmë ndryshimet kushtetuese të enjten në orën 10:00. Të gjithë kemi premtuar për këtë gjë, atëherë të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë”, deklaroi Meta.

Por Meta shkoi edhe më tej duke deklaruar se, edhe nëse miratohet reforma, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Duke parë që mosbesimi është kaq shqetësues, i lodhshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen, jam i bindur që rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush. Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi që nga ky moment të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të Parlamentit, sikurse dhe ministrat e mi, nëqoftëse kjo i shërben kompromisit dhe vendit”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Kreu i LSI-së mbështeti atë që është quajtur si propozimi hibrid, por sërish vuri theksin te kompromisi.

“Unë mbështes fuqimisht deklaratën e ndihmëssekretares amerikane të Shtetit, zonjës Nuland, për të arritur konsensusin. Mbështesim edhe propozimin hibrid, por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet dhe ne duhet të kyçemi të pestë. Mund t’iu them me bindje të plotë se, nëse mosmiratimi i reformës ditën e enjte është një hap i madh mbrapa për vendin, miratimi i saj në mënyrë të diskutueshme, jo plotësisht legjitime dhe me integritet, mund të hapë një situatë krejt të re për vendin, që nuk do të jetë ajo e forcimit të institucioneve dhe shtetit ligjor”, theksoi Meta.

Për kreun e LSI-së, diskutimet për Reformën në Drejtësi kanë nisur gabim, pasi secili politikan shprehet se kjo reformë bëhet për të futur në burg njërin apo tjetrin politikan. Por Meta nuk kurseu as veten në këtë rast.

“E bëj unë burgun për të gjithë politikanët shqiptarë, në Uashington, Alaskë, Bruksel, por nuk është kjo e rëndësishme. E rëndësishme është që Shqipëria nuk duhet të ketë sherre, nuk duhet të ketë viktima pas datës 21 korrik”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Related Articles

Nje koment

  1. Meta, i njohur deri tani si Ilir Meta, apo ndryshe Likja, duke marre parasysh zhvillimet e diteve te fundit, dhe ne menyre ato te nje apo dy viteve te meparshme, del se ka edhe nje emer tjeter, dhe ky esmer eshte Qytetari Dixhital. Cfare do te thote kjo? Kjo do te thote se Likja, ka qene ai qytetari dixhital qe vinte dhe ve ne dijeni Salihin (Salihi eshte ajo pjella serbo-turke-ruse), qe ka 26 vjet qe ka kapur per gryke Shqiperine dhe nuk po e leshon. Pra, shkurt, Qytetari Dixhital vinte ne dijeni Salihin per te gjitha bisedat (sekrete dhe jo sekrete) qe bente me ramen, me ambasadorin Lou, me ambasadoren Vlahutin, si dhe me personalitetet e tjera brenda she jashte vendit.

    Likja, apo Qytetari Dixhital, beri sikur u bashkua me raamen ne zgjedhjet e 2013, por ne te vertete, ai formalisht, fizikisht beri aleance me Ramen e PS, sepse ne te vertete, lidhjen shpirterore dhe politike e kishte me Salihin, me babain e Argites dhe te Zenit. A e dini se edhe ne Gjirin e lalzit keta te dy (Sali dhe Likja) i kane vilat (njera me e bukur dhe me e madhe se tjetra) perbri njera-tjetres, dhe a dini se biznesi me ndertesat aty jane 50% me 50% (pra, gjysmat i ka njeri dhe gjysmat i ka tretri).

    KJa shume per Like – Dixhitalin, por nje here tjeter. Tanite shohim ngjharjet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button