☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,765 ▲ +1.73% ETH $2,073 ▲ +3.98% XRP $1.3458 ▲ +1.5% SOL $84.4000 ▲ +2.96%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vepër e gjallë frymëzuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit evropian dhe euro-atlantik”, u shpreh Meta nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

“Vizioni, aspiratat legjitime, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë evropiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare”, theksoi Meta.

Si sot, më 10 qershor 1878, shqiptarët të mbledhur nga të katër vilajetet në Prizren, u ngritën në kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra nga Traktati i Shën Stefanit.

47 përfaqësues të kazave të vilajetit nënshkruan një “Kararnamé” dhe vetëm më 23 qershor do të ishin të pranishëm të gjithë delegatët. Prijësit e Lidhjes kërkuan të zbatohej ruajtja e integritetit të territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Lidhja u organizua në tre komitete, që mbulonin Punët të Jashtme, të Brendshme dhe të Financave.

Sot, për herë të parë, në 144-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës orën e parë të mësimit ia kushtuan përkujtimit dhe nderimit të kësaj ngjarjeje ndër më madhoret e historisë së kombit shqiptar.

Vendimi u mor me urdhër të posaçëm nga ministrat e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Evis Kushi dhe Arbërie Nagavci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.