Politika

Meta: LSI rritje eksponenciale, rinia është forca e saj

Presidenti i zgjedhur dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sonte në emisionin “Debat” në Channel One se, do të kryejë me përgjegjësi maksimale detyrat e tij si President.

“Si President i ardhshëm askush të mos presë nga Ilir Meta, se Ilir Meta do të jetë një President që do të qëndrojë në Presidencë. Do të bëjë me përgjegjësi maksimale detyrat e tij, por në fund fare padyshim që do të thotë gjithmonë fjalën e tij në interes të të gjithë shqiptarëve, në radhë të parë, edhe në interes të demokracisë”, tha Meta.

Duke folur për LSI-në, Meta tha se, “LSI padyshim që do vazhdojë procesin e pashmangshëm të një rritjeje eksponenciale, pavarësisht se dy forcat e tjera të vjetra merren me LSI-në cuditërisht. LSI ka një strukturë të ngritur vetë, jo të trashëguar nga e kaluara. Dy partitë e vjetra duke qenë dy parti me struktura të gatshme nga Partia Komuniste nuk i ngritën vetë. LSI i ka strukturat eveta të ngritura nga fillimi dhe kjo sjell avantazh. Gjithashtu rinia është fuqia e LSI, është energjia e saj. Jemi krenar për këto të rinj e të reja në listat e LSI-së. Luan Rama kërkoi madje të ishte i 10-ti në listat e LSI në Tiranë, pasi LSI do të fitojë 14 mandate në Tiranë. Pa të rinjtë nuk bëjmë dot ndryshimin cilësor. Pa rininë nuk do mund të diskutohej për reformën në Arsim. Të mos jetë vetëm Kejdi Mehmetaj që diskuton por edhe të rinj të tjerë”.

Duke folur për zgjedhjet Meta tha se, “Kemi qenë të angazhuar për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ata që nuk kanë qenë për zgjedhje të ndershme dhe të lira janë sot të shqetësuar nga gjykimi i shqiptarëve. Jam i sigurt që shqiptarët do të zgjedhin një parlament të ndershëm”.

I pyetur për qeverinë e besimit, Meta tha se, “qeveria e besimit ishte e vetmja rrugë për të përfshirë opozitën në këtë proces. Opozita doli me kauza për zgjedhje të lira dhe mos përdorimin e parave të drogës, për problemet me dekriminalizimin. Të shohim garancitë që do jepen për standartin e zgjedhjeve. Por mendoj se vijimi i kësaj qeverie është shumë i dyshimtë. Mbetet për tu parë nëse qëllimi ka qenë për tu bërë pjesë e qeverisë dhe për të qënë pjesë e cënimit të standardit të zgjedhjeve”.

I pyetur për deklaratën e Ramës se Shqipëria ka nevojë për sistem dypartiak, Meta tha se, “Ky nuk është sistem amerikan. Sistemi amerikan ka dy parti. Këtu praktikisht dhe fatkeqësisht kemi të bëjme me dy individë që i bëjnë listat si dëshirojnë, dy individë që fshijnë njerëzit me kontribute nga partitë e tyre. Nëse PS do ishte parti demokratike nuk do ishte krijuar LSI. PS fitoi zgjedhjet me Ilir Metën Kryetar dhe më pas u bë një Kongres ku u rrëzua Ilir Meta”.

Duke folur për raportet me Kryeministrin Rama, meta u shpreh se, “ Unë nuk mendoj se ka ndodhur diçka në raportin tim me z. Rama, por problemi i z. Rama është se nuk e di se çfarë kërkon dhe se çfarë do të bëjë në këtë vend dhe nuk e kupton që të jesh Kryeministër apo të kesh një pozicion të caktuar, nuk do të thotë të sillesh si pronar i vendit dhe të bësh çfarë të duash me institucionet, me demokracinë, me votën e qytetarëve. Të kesh në mendje vetëm një reformë për të përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, është një marrëzi, nuk është një projekt, nuk është një vizion. Në këtë drejtim, mendoj se shqetësimi i tij ka qenë vetëm qëndrimi im parimor dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim në dy momente kyçe, por ka edhe çështje të tjera, mendoj unë: një është te reforma në drejtësi, ku ai donte të bënte një reformë në drejtësi pa opozitën, me qëllim kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë, në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe arriti të manipulonte edhe shumë ndërkombëtarë. Arriti të manipulonte shumë për shkak të paaftësisë të opozitës, e cila nuk ishte shumë koherente, e para. E dyta, edhe kur kishte të drejtë, për shkak të shumë gabimeve në menaxhimin edhe të inkoherencës së saj nuk arriti dot të mbronte drejtësinë e pozicionit të saj.

“Natyrisht”, shtoi Meta “të gjithë e dinë shumë mirë që pengesa për të miratuar një reformë të tillë, e cila nuk synonte vetëm kapjen e reformës së drejtësisë, por synonte edhe shpërbërjen e opozitës në Parlament, pasi dihet që shumë deputetë ishin nxitur, ishin përpunuar për të votuar këtë reformë, sepse këta donin drejtësi, këta të tjerët nuk donin drejtësi, për ta nxjerrë opozitën nga institucionet dhe për ta shpërbërë Partinë Demokratike. Unë, natyrisht, këtë nuk e bëra për hir të Partisë Demokratike, sepse nuk është se kam ndonjë detyrim të veçantë, por për hir të demokracisë në vend dhe për pasojat që do të sillte kjo gjë. Në rast se do të kishte ndodhur ajo që donte zoti Rama dhe ajo që ai kishte në mendje, pa dyshim që Shqipëria do të kishte hyrë në një krizë të thellë që në atë moment, së pari. Së dyti, pa dyshim që do të kishim pasur probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit europian. Nuk mund të kishte kurrë Shqipëria një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në rast se reforma nuk do të kishte kaluar me konsensus. Kjo është një çështje e mbyllur dhe nuk e dimë më se çfarë do të kishte ndodhur tjetër. Rasti i dytë problematik, ose shqetësimi i tij i dytë, natyrisht ka të bëjë me çështjen aktuale të zgjedhjeve, ku është e qartë se edhe ai vetë donte të zgjidhej pa opozitën. Këmbëngulja e tij ka qenë madhe dhe e fortë. Pavarësisht se opozita kishte teprime e saj në qëndrim, në pozicione deri edhe ekstreme, padyshim që ai e provokonte në mënyrë të vazhdueshme opozitën, sepse ai nuk donte që opozita, praktikisht, të përfshihej në zgjedhje”.

I pyetur për takimin Rama –Basha, Meta tha se, “ata ndenjën brenda, pasi dështoi skenari i Ramës për të bërë zgjedhje pa opozitën. Kur të gjitha partitë e imponuan atë tryezë, ai e pa që nuk mund të merrte përgjegjësinë i vetëm për këtë çështje dhe nuk do të ndiqej nga askush tjetër, atëherë i bëri një ftesë kryetarit të opozitës dhe, natyrisht, besoj se kanë bërë një marrëveshje për të zgjidhur hallet e tyre, por nuk besoj se kanë bërë një marrëveshje për të kontribuar për standardet më të larta dhe më të ndershme të zgjedhjeve për qytetarët shqiptarë”.

Ndërsa për marrëveshjen me Ramës dhe Bashës, Meta theksoi se, “ne e kërkuam përfshirjen e opozitës, por duket qartë që kjo marrëveshje është bërë në një mungesë transparence, sepse marrëveshja realisht duhet të ishte bërë në tryezën e partive parlamentare, të cilat e organizuan këtë tryezë. Së dyti, kjo marrëveshje duhet të ishte transparente, nuk duhej të cenonte as Kushtetutën, as Kodin Zgjedhor dhe as mundësitë e koalicioneve ndërmjet partive të tjera. Natyrisht që ishte një marrëveshje me idenë dhe me mendimin për të dëmtuar forcat e tjera politike, përfshirë edhe partitë aleate, përveç LSI-së, e cila nuk dëmtohet nga kjo marrëveshje, pra nga konkurrimi pa koalicione, por partitë e reja, të cilat janë në konkurrim, pa dyshim që dëmtohen, sepse e kanë të pamundur të arrijnë diku pragun për të marrë një deputet apo diçka më shumë.

I pyetur për marrëdhënien mes Ramës dhe Bashës, Meta tha se, “Nuk shikoj asnjë lloj serioziteti në marrëdhënien e tyre në raport me zgjedhjet, në raport me fushatën, është diçka e trukuar. Mendoj se ata janë në një hall të madh. Halli i tyre mendoj se është rritja e madhe e LSI-së, këtë më duhet ta theksoj, e cila i shqetëson të dyja palët, për fatin e keq, të tyre më shumë, i ka bashkuar për ta cenuar këtë proces në mënyrën më abuzive dhe më absurde. Shqiptarët e kanë të qartë tani se çfarë përfaqësojnë të dy këta kryetarë dhe besoj se e kanë edhe socialistët, e kanë edhe demokratët, kështu që u mbetet atyre të gjykojnë me votën tyre”.

Meta tha se, “ LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka reflektuar. LSI-ja ka bërë edhe zëvendësime ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjësinë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshtime të mëdha edhe nga brenda nga PS-ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia. Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja. Edhe një deputet që kishte LSI-ja që nuk e dinte se ishte me këto probleme, e kishte marrë Rama. Kjo është historia”.

“LSI-ja ka ndarë përgjegjësinë me PD-në. Duhet t’i kthehemi vitit 2009. Pasi Rama bëri me Berishën ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 për kthimin në errësirë, për të eliminuar LSI-në, pasi refuzoi koalicionin me LSI-në, LSI-ja nuk kishte rrugë tjetër pas zgjedhjeve, kur mbijetoi me shumë sakrifica, për të qenë faktor stabiliteti dhe faktor kontribues për zhvillimin dhe integrimin vendit, veçse të mbyllte koalicionin me PD-në, sepse një koalicion me PS-në e bënte të pamundur krijimin një shumice qeverisëse”, tha Meta.

Related Articles

Comente

  1. Nuke e njoh ligjin dhe kodin zgjedhor, nese e lejon nje kryetar parlamenti, para 25 Qershorit te bej fushat politike per LSI, kur esht shkarkuar nga kjo detyr.
    Kam pershtypjen qe udheheqja e LSI, i jep me shu rendesi vehetes, nga cfar meriton ne ralitet. Kjo mendoi se vjen per dy aresye.
    E para, duke cfrtezuar boshlleqet qe krijojn dy partit e medha ne komunikimin me qytetaret, ka mundur qe tu shkeput elektorat si PS, edhe PD, Kjo esht sa zotesi edhe poshtersi.
    Se dyti, ka sherbyer si pateric per ti dhen pushtetin njeres apo tjatres pale, si PD edhe PS, gjoja ne emer te stabilitetit , ka rrembyer vende pune te kushtezuara, me shum sa i ka takuar, duke u ber presjon, po sme dhat kaq e aq ministra e drejtori, une dal nga kualicjoni dhe bie qeveria. Qendrim mafjozi.
    Ajo qe bie ne sy per keq ne kete forc politike esht fakti qe ne gjirin e saj ka mbledhur, mjaft persona me rekorde jo te mira , qe si PS dhe PD i kan larguar, ose
    jan larguar vet per qellime perfitimi materjal. Ne LSI, ska ideale, vec interesave materjale. Ketu kjo parti ka perfituar edhe nga gjendja ekonomike, qe ka trasheguar vendi dhe spo e kaperxen dot ate qe meritojn shqiptaret, hopin sasior dhe cilesor. Edhe pse jetojm larg Atdheut tone, ndjekim me vemendje zhvillimet ne teresi, politike , ekonomike, shoqerore. Si atehere qe LSI ishte pjes e qeveris Berisha, shikonim e lexonim fakte te shemtuara te koorupsjonit, nga drejtusit e LSI qe nga Ilir Meta, qe u pa me ze e figur ne nje afer koorupsjoni, por qe drejtesia e ndikuar nga Berisha ja mbylli, sepse nje dit para vendimit te gjukates, Ilir floriri si i thon shtroi nje banket madheshtor ne shpin e tij per Berishen, Bashen, per ti then drejtesis, jemi ne shpin e Metes, prandaj kujdes……….. dhe Iliri doli pa u lagur te nesernen e gjyqit.
    Ndesa ne qeverisjen me kryeminisrin Rama, qe muajt e par e deri para dy dirtesh,me koorupsjonin ne spitalin e Beratit ku kandidati per deputet Rehovica dhe drejtori i spitalit Dr Frasheri ju dhan drejtesis per ndjekje penale. Ska mbetur drejtor ne portin e Durresit, ne dogana, ne instutcjonet e shtetit, qe nga Balili, ish drejtor i rrygevene bashkin e Sarandes, ne aresim, ne ish komuna e kudo ku ka patur drejtus LSI, pa u mar me koorupsjon. Te shkruara ne shtypin e perditshem, se te pa zbuluarat, snemerohen. Duke par cfar ka ber e ben them se esht mekat tja japesh voten kesaj partie megjithate gjukatesi popull vendos, zgjeth ate qe duhet, per te gjith qytetaret apo ate qe premtojn politikanet. Suksese bashkeatdhetareve tane me daten 25 Qershor,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button