☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta në Ishëm, dorëzon 700 leje legalizimesh

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ceremoninë e dorëzimit të 700 lejeve të legalizimit në Ishëm të Durrësit. Gjatë fjalës së mbajtur Meta kërkoi nga komuniteti më shumë ndërgjegjësim, për të mos dëmtuar vlerat dhe potencialet turistike dhe mjedisore që kjo zonë ka.

Ai falenderoi kreun e ALUIZNI, Lame, dhe atë rajonal, Gjuzi, për punën e madhe që është bërë në këtë drejtim. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se kjo zonë ka një potencial të madh zhvillimi dhe me legalizimin e ndërtimeve hidhen disa hapa mjaft të rëndësishëm.

“Do të jemi në dialog të vazhdueshëm me ju për të mbështetur edhe hapat e tjerë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e Ishmit sikurse është procesi i urbanizimit, por edhe zhvillimi i bujqësisë, i turizmit, mbrojtja mjedisit. Këto janë jetike për mirëqenien tuaj dhe njëkohësisht të kemi në konsideratë që Ishmi është një zonë me mjaft emër. Është një  zonë e cila është e lidhur me një emër të madh të kulturës tonë kombëtare, por edhe  ndërkombëtare si Ibrahim Kodra, por ka patur dhe mjaft personalitete të tjera. Prandaj  të punojmë të gjithë me dashuri dhe me përkushtim për të ardhmen e Ishmit dhe unë  besojë në bashkëpunimin tuaj në këtë drejtim”, – u shpreh ndër të tjera Kryetari i  Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se procesi i legalizimeve  nuk është thjesht një çështje numrash, por rëndësi ka fakti që kjo mazhorancë po e  mban fjalën e dhënë shqiptarëve.

“Askush nuk mund të konkurrojë atë që u bë gjatë 3 viteve të kësaj qeverie me sa janë  bërë më përpara. Tani të gjithë shqiptarët e dinë që legalizimet do bëhen dhe se kjo  qeveri e mbajti fjalën. Sfida jonë në të ardhmen, sfidë që fillon dhe këtu në Ishëm, le të  themi që nga dita e sotme ku mbyllet kjo pjesë është urbanizimi i këtyre zonave vërtet ju  dhamë lejen e legalizimit, u dhamë dokumentin në dorë, por çfarë ndodh pas kësaj.  Vërtetë që kjo pronë hyn në kolateral. Mund të përdoret për gjithçka, por më e  rëndësishme është se çfarë ndodh më mbrapa tani, në pjesën që ka të bëjë me  urbanizimin këtyre zonave dhe me sistemin e jetës së tyre”, – tha Lame, ndërsa theksoi se në këtë zonë legalizimi është bërë falas duke qenë se banorët kanë ndërtuar  në tokën e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.