Meta: Në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik
Kryeparlamentari Ilir Meta në takimin ndërombëtar të Komitetit të Monitorimit të PACE-s deklaroi se Shqipëria është shembull për abshkëjetesen shqiptare.
Meta tha se Tirana është si Jeruzalemi, por fjalën këtu e ka paqja. “Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vend i harmonisë fetare”, tha ai.
Sipas tij, në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por politik. “Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Ne nuk kemi radikalizëm fetar, por politik dhe sfida jonë është që të luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, vijoi Meta.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.