Politika

Meta: Një raport trilateral Itali-Shqipëri-Serbi do i kontribuonte stabilitetit të rajonit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Romë, u prit sot nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso, me të cilin bisedoi rreth partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë.

meta27Kryeparlamentari shqiptar vlerësoi rolin aktiv të Italisë në rajon dhe veçanërisht marrëdhëniet e forta me Serbinë, duke theksuar se zhvillimi i një raporti trilateral mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të kontribuonte në zhvillimin më të shpejtë të rajonit dhe në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të tij.

Në bisedë me homologun italian, Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta strategjike mes dy vendeve, duke theksuar se Italia është avokat i fuqishëm i Shqipërisë në BE. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se qeveria shqiptare është e fokusuar në avancimin e axhendës së reformave prioritare si ajo e drejtësisë, duke sjellë në kujtesë përfundimin me sukses të reformës territoriale-administrative, e cila të do rrisë cilësinë e pushtetit vendor në të gjithë vendin pas zgjedhjeve vendore të qershorit.

Presidenti i Senatit italian theksoi gatishmërinë e Italisë për të qënë gjithnjë përkrah Shqipërisë gjatë procesit të integrimit evropian dhe vuri në dukje se reformat kyçe duhet të avancojnë, duke u mbështetur në vullnetin e brendshëm politik të Shqipërisë, me mbështetjen e partnerëve evropianë. Në këtë kuadër, theksoi z. Grasso, Italia nuk do t’a kursejë mbështetjen e saj.

Meta dhe Grasso vlerësuan gjithashtu prezencën dhe kontributin e komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar të ardhur në Itali, duke vënë në dukje se si shqiptarët në Itali, ashtu edhe italianët në Shqipëri përbëjnë një urë solide bashkëpunimi dhe lidhje të fortë shpirtërore mes dy vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button