Politika

Meta: Opozita të marrë pjesë në komisionin për Reformën në Drejtësi

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka nisur të hënën zyrtarisht aktivitetin e tij, me qëllim krijimin e një dokumenti strategjik, i cili do të përcaktojë udhën e drejtësisë shqiptare drejt standardeve euro-atlantike.

Komisioni-per-reformen-ne-drejtesi-Foto-Agim-DobiNë fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se, në këtë reformë duhet të kontribuojë e gjithë politika. “Sistemi i drejtësisë është në fokusin e të gjithëve dhe nisja e punës për reformimin e tij është një moment mjaft i rëndësishëm. Me këtë reformë, tha kreu i legjislativit, mirëpresim kontributin e të gjithë partnerëve të huaj dhe vendas, si dhe të gjithë aktorëve dhe institucioneve vendase. Kuvendi i Shqipërisë është forumi më gjithëpërfshirës, ku fjala e të gjitha palëve dëgjohet dhe vlerësohet, prandaj nënvizoi Meta, inkurajoj opozitën të marrë pjesë në komision”.

Sipas tij, puna e komisionit do të nxjerrë në pah problematikën e sistemit dhe në fund do të përpilojë një dokument strategjik me dakordësinë e të gjithëve dhe që do të jetë konform stadardeve euro-atlantike. “Përmes këtij komisioni rruga drejt integrimit në Bashkimit Europian pasurohet edhe me një indikator të ri, siç do të jetë dokumenti strategjik, ku do të përcaktohen me pëlqimin e të gjitha palëve objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë”, përfundoi Meta, duke ritheksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në Kuvend.

– Komisioni ftesë zyrtare të gjithë aktorëve vendas dhe të huaj

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa në fjalën e tij, bëri të ditur se ky komision ka në thelb të punës së tij analizën e sistemit të drejtësisë, duke përcaktuar plagët dhe kurën me të cilën do të ringjallej sipas standardeve europiane. Për këtë, Xhafa bëri të ditur se komisioni, duke u bazuar në ligjet për komisionet e përkohshme, i bënë ftesë zyrtare të gjitha institucioneve vendase që lidhen me drejtësinë (Prokurori, Gjykatë, Fakulteti i Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë…etj) që të paraqesin ekspertët e tyre. Po ashtu, komisioni i bëri ftesë zyrtare të gjithë aktorëve të shoqërisë civile, mes tyre dhe fondacionit Soros, i cili sipas deputetit Xhafa është duke punuar intensivisht për reformën Kushtetuese. Gjithashtu me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Brahos, ftesë për të qenë pjesë e zërave që do të diskutojnë reformën në drejtësi do të ketë dhe institucioni i Presidentit. Gjithashtu, Komisioni i Reformës në Drejtësi i bëri ftesë edhe partnerëve ndërkombëtarë, si EURALIUS, OPDAT..etj, të jenë e pjesë e kësaj reforme.

Komisioni do të propozojë për miratim një paketë të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuar me kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik.
Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare Fatmir Xhafaj (PS), kryetar; Armando Subashi(PS) sekretar; Pandeli Majko (PS) anëtar; Vasilika Hysi (PS) anëtare; Ulsi Manja (PS) anëtar dhe Spartak Braho (LSI) anëtar, si dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare (3 PD, 1 PR dhe 1 PDIU), të cilët pritet t’i bashkohen punës së komisionit. Veprimtaria e tij do të jetë me një afat kohor 6-mujor, ndërsa pranë tij do të funksionojë dhe një grup i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, me praninë e përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare që asistojnë drejtësinë shqiptare si misioni EURALIUS, OPDAT-i, Komisioni i Venecias, i Prezencës së OSBE-së dhe misioneve të asistencës për çështjet e drejtësisë të përfaqësive diplomatike në Tiranë etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button