Politika

Meta: Sfida e vendeve të Ballkanit, bashkëpunimi rajonal

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, merr pjesë në Konferencën Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perëndimor, një shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitetin”

Në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit, Meta deklaroi se sfida e vendeve të Ballkanit është se si këtë bashkëpunim rajonal ta kthejnë në një shtysë të fuqishme për zhvillimin dhe për progresin ekonomik e social të gjithë rajonit.

Kryetari i Kuvendit theksoi se ekonomia sot në botë para se të jetë globale, përsëri është rajonale, ndërsa shtoi se krijimi i një bashkëpunimi më efektiv dhe i një koncepti më të ndërgjegjësuar në të gjitha vendet tona për të fuqizuar dimensionin ekonomik të rajonit si një i tërë, do të ndihmonte në fuqizimin dhe në dimensionin ekonomik dhe perspektivën e secilit prej vendeve.

Kryetari i Kuvendit tha se përgjegjësia jonë është për fëmijët tanë në radhë të parë, për gjeneratat që duan të jetojnë më mirë dhe në paqe të padiskutueshme, ashtu sikurse është e sigurtë që moszhvillimi ekonomik do ta kthejë rajonin  mbrapa, do të rrisë frustimin, do të zgjojë problemet etnike, do të çojë në konflikte të paevitueshme.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, merr pjesë në Konferencën Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perëndimor, një shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitetin”

Meta tha se shpesh interesat e ngushta çojnë në krijim konfliktesh jo transparente, të cilat pastaj mund të kthehen në përplasje midis vendeve të ndryshme apo qeverive të ndryshme.

Kryetari i Kuvendit theksoi se në rast se çdo vend do të përpiqet të krijojë pengesa për tregtinë e lirë, do të shohë interesat e ngushta momentale të një grupi të caktuar apo dhe të vetë  vendit, do të krijojë një klimë mosbesimi dhe do të dëmtojë besueshmërinë e këtij tregu si një treg rajonal ku hyjnë dhe duan të hyjnë edhe shumë aktorë të tjerë.

Meta tha se historia na ka mësuar që Ballkani prodhon më shumë konflikt sesa konsumon, ndërsa theksoi se është momenti që të prodhohet më shumë bashkëpunim në mënyrë që të fitohet koha e humbur për shumë gjenerata dhe për rajonin dhe mbi të gjitha të fitohet e ardhmja e fëmijëve.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë, Helmut Hoffmann, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Sipas ambasadorit gjerman, bashkëpunimi rajonal sjell njëkohësisht edhe ecurinë politike, ekonomike, sociale të rajonit.

Ndërsa Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutina, theksoi në fjalën e saj, rëndësinë që ka fokusimi tek procesi I integrimit evropian për të gjitha vendet e rajonit. Dhe këtë theksoi Vlahutina mund ta sjellë vetëm një bashkëpunim s amë I frytshëm rajonal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button