☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,630 ▼ -0.16% ETH $2,152 ▲ +0.28% XRP $1.4447 ▼ -0.46% SOL $90.2700 ▲ +1.3%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Meta takon Ministren për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Suedisë

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Stokholm nga Ministrja për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Isabella Lovin.

Gjatë takimit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Suedisë ndaj zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, duke veçuar këtu mbështetjen suedeze gjatë realizimit të reformës administrative-territoriale.

Kryetari i Kuvendit theksoi se gjatë javëve të ardhshme, fokusi i punës së përbashkët me partnerët evropiane do përqendrohet në avancimin e reformës së sistemit të drejtësisë, si reforma më e rëndësishme, thelbësore dhe e panegociueshme për të përmbushur prioritetet e BE-së për Shqipërinë si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Ministrja Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, znj. Isabella Lovin vlerësoi dedikimin e Shqipërisë, dhe veçanërisht Kuvendit ndaj axhendës së integrimit evropian dhe vuri në dukje se pavarësisht momenteve të vështira që po kalon Bashkimi Evropian, Suedia mbështet zgjerimin e unionit dhe në këtë kontekst u konfirmua mbështetja për përshpejtimin e axhendës së reformave me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja Lovin nënvizoi se Suedia i kushton vëmendje të veçantë mirëqenies sociale, pabarazisë sociale, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes mjedisore si prioritete të punës së SIDA, dhe në këtë kuadër, mbështetje suedeze do vazhdoje për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.