☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.31 ▲0.89%
ARI 4,770 ▼2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,043 ▼ -5.04% ETH $2,165 ▼ -6.44% XRP $1.4610 ▼ -3.68% SOL $89.5300 ▼ -4.72%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.31 ▲0.89 % ARI 4,770 ▼2.57 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.31 ▲0.89 % ARI 4,770 ▼2.57 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta, vizitë private në Kosovë, Aleanca e Grave deputete në Preshevë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar këtë të diel në Kosovë për një vizitë private, konkretisht në Gllogjan, në familjen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta ka diskutuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë. Kryeparlamentari Meta, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar varrezat e dëshmorëve dhe ka vendosur lule pranë varreve të vëllezërve Haradinaj, të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë që në një vizitë zyrtare ka qenë dhe Aleanca e Grave deputete në Parlamentin e Shqipërisë, të cilat kanë vizituar Luginën e Preshevës. Ato thanë se, në dallim prej meshkujve në politikë, janë më të bashkuara për të dëgjuar problemet e të gjithë shqiptarëve.  Kryetarja e Aleancës së grave deputete, Mesilda Doda, tha se  shqiptarët nuk kërkojnë rikthimin e historisë, por vetëm të drejtat e garantuara ndërkombëtare. Ndërkohë që njëzëri deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga të gjitha grupet parlamentare premtuan se do të kujdesen për Preshevën në sferën politike, si detyrim kushtetues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.