☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 82.56 ▲0.4%
ARI 4,651 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,423 ▲ +1.27% ETH $2,502 ▲ +1.67% XRP $1.4265 ▲ +1.06% SOL $104.1300 ▲ +7.6%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.56 ▲0.4 % ARI 4,651 ▼0.05 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.56 ▲0.4 % ARI 4,651 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Politika

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: I thashë ambasadores se ka efekt pozitiv. Nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe Amerikës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi dy ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Meta tha ndër të tjera se kanë pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”.

“Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, tha Meta.

Cili ka qenë mesazhi i zonjës Kim?

Nuk mund tu flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur ka diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO. Jemi të bindur që PD është e përkushtuar për t’iu përmbajtur qëllimeve: partneriteti strategjik me SHBA, përshpejtimi i reformave për integrimin Europian të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.