roze
Metallica, së shpejti me album të ri
Vera për grupin Metallica do të jetë e zënë me shumë koncerte, por kjo gjë nuk do i pengojë anëtarët e grupit legjendar për të punuar për albumin e tyre të ri.
“Jemi të angazhuar 100% për të. Kemi shumë këngë dhe po i përpunojmë. Jemi afër përfundimit”, tha bateristi Lars Ulrich për revistën ‘Rolling Stone’.
Banda ka shkruar rreth 20 këngë për albumin e ri, album që vjen pas atij të vitit 2008 me titull ‘Death Magnetic’.
Mesazhi i Ulrich për fansat është ky: “Elementët kreativë janë afër përfundimit. Mos harroni, koha jonë nuk ka kaluar. Kur them jemi afër, e kam fjalën për 1 muaj ose diçka e tillë. Kemi shumë gjëra në jetën personale, por në të njëjtën kohë shkruajmë çdo ditë për albumin e ri.”