☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.47 ▼1.86%
ARI 4,726 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,498 ▲ +3.85% ETH $2,147 ▲ +5.25% XRP $1.3446 ▲ +3.46% SOL $82.3700 ▲ +3.34%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.47 ▼1.86 % ARI 4,726 ▲0.99 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.47 ▼1.86 % ARI 4,726 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Mete: Buxheti 2013 elektoral; Leskaj: Të ngrihet KKF për politikat fiskale

kom1-594x350Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave shqyrtoi të martën buxhetin faktik të vitit 2013, i cili shoqërohet edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Buxheti faktik i vitit 2013 u prezantua nga zëvendësministri i Financave, Ervin Mete që e cilësoi këtë buxhet si buxhet elektoral. Sipas tij, filozofia e keqe e menaxhimit të financave publike si dhe performanca e dobët e administratës fiskale çuan në ndryshimin e buxhetit.

“Keqmenaxhimi çoi në rritje të borxhit dhe detyrimeve të prapambetura. Në fund të 9 mujorit të 2013, kishte 9.7 miliardë lekë fatura të papaguara. Pati abuzime të theksuara nga administrata tatimore dhe doganore. 192 raste janë çuar në Prokurori. Qeveria Berisha bënte shpenzime kolosale. Performanca e të ardhurave ishte e dobët dhe u rrit borxhi”, u shpreh Mete. Ai vuri në dukje se në 6 mujorin e parë të vitit 2013 pati abuzime më të shumta.

Ndërkohë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj propozoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Financave në mënyrë që politika fiskale të jetë tërësisht e pavarur dhe teknike. Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë, Leskaj tha se KLSH vlerëson pozitivisht punën e bërë nga qeveria në 2013. Sipas Leskajt, buxheti është hartuar dhe ndryshuar brenda kuadrit ligjor, duke bërë një menaxhim më të mirë të financave, gjë që sipas tij, ka ndikuar që ekonomia shqiptare të përballojë krizën ekonomike globale.
Po ashtu, Leskaj i rekomandoi hartimin e një manuali për matjen e treguesve të borxhit, pasi sipas tij, heqja e tavanit të borxhit ka rritur rriskun. Një tjetër rekomandim i KLSH-së ishte edhe krijimi i një komiteti auditues për zbatimin e buxhetit dhe kontrollin e strukturave të auditit të brendshëm të institucioneve.

Leskaj tha se KLSH vlerëson politikat monetare të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar të vendit. Ndërkohë, kreu i KLSH-së bëri të ditur si i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndryshonte ligjin për pjesën e pagave. Sipas Leskajt, ky rekomandim nuk është marrë parasysh nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ai tha se BSH-së i është rekomanduar që anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të mos marrin pjesë në borde të tjera drejtuese si dhe në aktivitete politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.