MF: Të ardhurat nga TVSH llogariten 62.8 miliardë lekë
Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2016 arritën në 62.8 miliarde lekë, ose 46 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur gjithë vitin.
Gjatë gjithë vitit 2016 janë planifikuar për t’u mbledhur 137,9 miliarde lekë si TVSH. Të ardhurat nga TVSH janë 4,9 miliarde lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Në pesëmujorin e parë të vitit 2015 u mblodhën nga TVSH-ja 57.9 miliarde lekë.
Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 45.7 miliarde lekë, +5.06% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 99.2 %, ndikuar nga rënia e çmimit në bursat ndërkombëtare të karburanteve, që megjithë rritje e kursit të këmbimit të dollarit që kuotohen këto produkte, ka rezultuar rënie e të ardhurës së TVSH për litër nga 27.1 lek në 6 mujorin e parë 2015 në 22.1 lek në 6 mujorin e parë 2016.
Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 17 miliarde lekë, 18% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 97.3%, duke reflektuar rritjen e rimbursimeve me 21.3 % ose +0.7 miliard lekë si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtësimin dhe reduktimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë