☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,278 ▼ -0.61% ETH $2,076 ▲ +0.37% XRP $1.3282 ▼ -1.48% SOL $81.8500 ▼ -3.19%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

“MH370”, kryeministri australian: Misteri pranë zgjidhjes

Edhe kryeministri australian, Tony Abbott u është bashkuar deklaratave se, “misteri enigmatik” i fluturimit “MH370” është shumë pranë zgjidhjes.

Deklarata e Abbott ka ardhur pasi homologu i tij malajzian, Najib Razak bëri më herët një deklaratë të ngjashme dhe konfirmoi se copëza e gjetur në ishullin Reunion i përkiste avionit të “Malaysian Airlines”.

Ndërkohë, Australia duket se i qëndron besnike zonës ku ka fokusuar kërkimet, pas deklaratave të disa ekspertëve se ato duhet të zhvendosen.

“Zbulimi i copëzës tregon se avioni u rrëzua pak a shumë aty ku mendonim ne. Kjo tregon se për herë të parë ne mund të jemi një hap më pranë zgjidhjes së këtij misteri enigmatik”, ka deklaruar Abbott.

Ai ka shtuar se, kërkimet e drejtuara nga grupet australiane për trupin e avionit do të vazhdojnë, “pasi është detyrimi ynë kundrejt qindra miliona njerëzve që përdorin qiejtë tanë”.

Byroja australiane për Sigurinë e Transporteve ka koordinuar kërkimet në thellësitë e Oqeanit Indian, ku avioni dyshohet të jetë fundosur, zonë kjo që ndodhet mijëra milje larg ishullit Reunion.

Më herët, prokurori francez Serge Mackowiak, i cili drejton ekipin e hetuesve që po analizojnë copëzën e gjetur, deklaroi se ka “tregues të fortë” se ajo i përket avionit të rrëzuar dhe se konfirmimi do të vijë nga testet e mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.