Mickoski për skandalin në ‘Makedonium’: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe të bordit drejtues
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në kompleksin memorial “Makedonium” në Krushevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Siç njofton portali maqedonas Centar.mk, Mickoski deklaroi se i ka ndjekur reagimet publike dhe se ajo që ka ndodhur në atë hapësirë memorial nuk duhej të kishte ndodhur.
Mickoski njoftoi se do t’i kërkojë ministrit të Kulturës dhe Turizmit shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni kulturor, bashkë me bordin drejtues. Ai e arsyetoi kërkesën me qëndrimin se institucione të tilla nuk duhet të jepen me qira dhe të përdoren për qëllime të tilla, thuhet në njoftimin e Centar.mk.
Kryeministri u kërkoi falje qytetarëve për lëshimin, duke theksuar se autoritetet do të përpiqen që diçka e tillë të mos përsëritet. Sipas portalit maqedonas, Mickoski tha se ende sot do të kërkojë shkarkimin e drejtorit dhe të anëtarëve të bordit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.