☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,579 ▼ -0.74% ETH $2,427 ▼ -0.85% XRP $1.3091 ▼ -2.13% SOL $104.8600 ▼ -0.99%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Prodhimi i brendshëm bruto ka shënuar rritje, është e katërta në Evropë

Ndërtimtaria është një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e Prodhimit të brendshëm bruto (PBB), theksoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili po përgjigjej në pyetjen e gazetarëve në lidhje me takimin e djeshëm me përfaqësues të sektorit të ndërtimit dhe sa ndikon kjo degë në PBB-në.

Kryeministri Mickoski theksoi se është i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind, dhe siç tha, është e katërta në Evropë.

“Jam i kënaqur që PBB-ja me vlera të harmonizuara është 3,3 për qind dhe aktualisht është e katërta në Evropë, sipas të dhënave që janë publikuar, si përqindje e PBB-së – e tërë kjo për të gjithë ata që tjerrin, siç edhe në të vërtetë kanë bërë më herët. Jam i kënaqur, sepse për tremujorin e shtatë radhazi ne jemi mesatare diku rreth 3,4 në kushte kur partneri ynë më i madh tregtar, që është Bashkimi Evropian, është nën një për qind”, deklaroi Mickoski.

Ai e konsideron këtë si rezultat jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski, para tre ditëve në konferencë për shtyp tha se të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se për të shtatin tremujor radhazi, Qeveria ka arritur rritje të PBB-së, e cila është fillimisht në gjysmën e parë të Evropës, e pastaj edhe në pesë vendet e para në Evropë.

Ai kujtoi se ky nuk është tregues i publikuar nga Qeveria, por parametër i publikuar nga Eurostat.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në prill të këtij viti, prodhimi industrial u rrit me plot 7,6 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar, dhe siç tha Mickoski, “me këtë në katër muajt e parë të vitit, në tremujorin e parë 2026, si rrallë ndonjë vend tjetër në Evropë, kemi prodhim industrial që është pozitiv”. Lidhur me vendet e reja të punës, të krijuara në 21 muajt e parë të punës së Qeverisë, të dhënat tregojnë se ka 16.000 vende të reja pune.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.