☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.85 ▼4.87%
ARI 4,557 ▲3.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,290 ▲ +0.29% ETH $2,182 ▲ +1.22% XRP $1.4174 ▲ +0.04% SOL $92.4500 ▲ +0.72%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.85 ▼4.87 % ARI 4,557 ▲3.52 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.85 ▼4.87 % ARI 4,557 ▲3.52 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Miglietta: Në rast trazirash, KFOR-i është i gatshëm të reagojë

Me rastin e ndërrimit të ardhshëm të komandës së KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta mbajti konferencë me gazetarë lidhur me aktivitetet e “KFOR XX” të ndërmarra gjatë mandatit të tij.

Miglietta ka vlerësuar sigurinë në vend duke thënë se në Kosovë situata është e qetë, por e brishtë.

Ai ka dënuar ngjarjet e djeshme në Mushtisht, ku tha se ngjarjet e tilla nuk e qojnë Kosovën askund, përveç se krijon një njollë të zezë mbi vendin.

Komandanti në largim ka dënuar edhe sulmet e fundit ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe RTK-së, si dhe sulmin e fundit ndaj shtëpisë së drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala.

Duke folur për protestën e një shtatorit e cila pritet të mbahet për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Miglietta tha KFOR-i është reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.

Andaj, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme.

Kurse për demarkacionin me Malin e Zi, ai tha se është çështje e brendshme e Kosovës, Ai tregoi se në mars të këtij viti, me kërkesën e ish-presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, KFOR-i ka ofruar hartat e kufijve të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.