🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 99.24 ▼3.11%
ARI 4,418 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,923 ▲ +1.22% ETH $2,466 ▲ +2.42% XRP $1.3101 ▲ +2.17% SOL $101.0400 ▲ +3.6%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 99.24 ▼3.11 % ARI 4,418 ▲0.68 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 99.24 ▼3.11 % ARI 4,418 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Opinion

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Nga Artur Ajazi

Ai që gjatë qeverisjes tij mbushte me karburant Serbinë, ai që shkelte konventat nderkombetare sa ishte president i vendit, ai që Serbinë e ka patur dhe vazhdon ta ketë “vend mik” paçka se ç’thotë, na derdhi “lot” për UÇK në Parlament. Madje u mbushi mëndjen edhe ca “axhamive” që ka sot në grupin e tij parlamentar se “duhej të mbronin Hashimin dhe tre liderët e tjerë kosovare, se sot Kuvendi duhej të fliste për vendimin e dënimit të tyre”. Dhe sejmenët ngriheshin një dhe nga një, dhe bënin si u thoshte miku i Sllobodanit.

Po si mund ta harrojnë shqiptarët atë periudhë, që na vuri “damkën e zezë” në Europë, si mund ti harrojnë shqiptarët maunet dhe çisternat me naftë që niseshin drejt kufirit me Serbinë, për të shpëtuar Sllobon nga embargo që i kishte vënë bota demokratike ? Ndaj, ajo që dëgjuam në Parlament ishte hipokrizia e rradhës, e një lideri me 140 flamurë, me 140 fytyra, e cila nuk mund të besohet kurrësesi nga asnjë shqiptar. Ky vend ka mbi 36 vjet që merr “grushte fatale” nga ai njeri, që hiqet si “nacionalist, si patriot”, por në fakt erdhi në krye të Partisë Demokratike, dhe pastaj në presidencë me një mission të veçantë, mision që nis herët, para viteve 1990. Mision që vazhdoi tek takimi i bodrumit të një ambasade mike pas 22 Marsit 1992, nga ku seicili shtet nisi të kërkonte, emrin e ministrit të tij “të preferuar”. Agjenturat kishin hyrë dhe po punonin tanimë fare të qeta.

Sali Berisha pasi shkriu brenda 24 orëve, të gjithë rrjetin e agjenturës që ne kishim brenda dhe jashtë vendit (pasi e kishte udhëzim nga miqtë serbë) dhe i zëvëndësoi ata me idiotë bio, që nuk dinin çfarë ishte shërbimi inteligjent, e përdori ish-SHIK-un, siç deshi. Kjo ishte dhe fatkeqësia e kombit. Vendi kishte rënë në duart e një njeriu, që kishte mision të shkatërronte nga themeli vendin, ekonominë, industrinë, bujqesinë, ushtrinë, policinë, sherbimin e fshehtë, të damkoste vendin si “partner i bindur i svallëve, dhe jo i europianëve”. Ai dëmtoi shumë edhe çështjen kosovare, mjafton të përmendim firmosjen e traktatit të Rambujesë, kur vetë Saliu bënte thirrje “kosovarë mos e firmosni”.

Ai gjithmonë e ka dëmtuar politikën e jashtme të Shqiperisë. Gjithmonë ka dëmtuar fatet e Kosovës, pasi në çdo moment delikat, që kalonte shteti më i ri në Europë, Sali Berisha dhe partia e tij, do të krijonin patjeter situata konfliktuale në Tiranë dhe rrethe. Atëhere, si ti besoj unë dhe shqiptarët, thirrjeve të tij në Parlament se “sot duhej të merreshim me vendimin e Hagës mbi 4 liderët e UÇK”. Gjithmonë ati ka qenë “shkopi nën rrota” mbi fatet e kombit, mbi progresin dhe integrimin, gjithmonë ai ka punuar dhe jetuar mbi zbatimin e “pikave të misionit” tij, që e ka zanafillën tutje, para 1990.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.