☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.61 ▼0.92%
ARI 4,429 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,536 ▼ -3.27% ETH $2,052 ▼ -4.67% XRP $1.3625 ▼ -2.77% SOL $86.1000 ▼ -5.24%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.61 ▼0.92 % ARI 4,429 ▲1.2 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.61 ▼0.92 % ARI 4,429 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Miku i Shkëlzenit mori 7 mln euro si sekser i marrëveshjes Shqipëri-CEZ”

Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSSHE tek CEZ ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Por Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë “Berisha”, nuk është paraqitur për të dëshmuar.

Kryetar i këtij komisioni, Taulant Balla i kërkoi policisë ta sjellë forcërisht Kalanë në komision.

Sipas Ballës, Kalaja ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta si shpërblim për këtë privatizim.

Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, “hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro”.

Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ.

Komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalajt i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro.

Dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha“, u shpreh Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.