Kronika

Minatorët e Trepçës në grevë

Minatorët e Trepçës, punëtorë të turnit të mëngjesit, janë ngujuar këtë të martë në ambientet e minierës duke kërkuar nga Bordi Menaxhues që t’u japë informacione se cili do të jetë fati i kompanisë pas ligjit të miratuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës.

1421754010trepca-minieraMenaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava konfirmoi se punëtorët që ndodhen 650 metra nën tokë aktualisht nuk janë duke punuar. Sipas tij, ata janë gjithsej 200 deri 250 punëtorë.

“Sindikata është duke biseduar me punëtorët dhe shumë shpejt do t’i harmonizojnë disa kërkesa drejtuar institucioneve me të cilat do të dalin”, deklaroi Tmava.

Sipas korrespondentit te Top Channel në Kosovë, Valmir Klaiqi, menaxhmenti i Trepçës deri tani nuk i ka lejuar mediat të futen në horizontin e dhjetë tek grevistët, me arsyetimin se gjendja mund të dalë jashtë kontrollit pasi minatorët janë të indinjuar me qëndrimin e Institucioneve qendrore kosovare.

Në vendin e grevës aktualisht ndodhen për vizitë tek minatorët kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri si dhe një delegacion i aaleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pritet që gjatë ditës minatoret të dalin me kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në ora 15:00 pritet qe grevës t’i bashkohen edhe 250 minatorë të tjerë të turnit të pasdites.

Ndërkohë, zëvëndëkryeministri Hashim Thaçi ka reaguar gjatë paradites lidhur me zhvillimet e fundit në çështjen e Trepçës, duke garantuar publikisht se gjigandi metalurgjik nuk do të diskutohet askund, përveç se në Parlamentin e Kosovës.

Thaçi tha se, bashkë me ekspertët ndërkombëtarë do të nxjerrin legjislacionin e duhur për stabilizimin e kësaj ndërmarrjeje.

Nga ana tjetër, për Trepçën reagoi sot edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila u rikujtoi të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje, e veçanërisht qeverisë, se duhet një qasje e kujdesshme për të ardhmen e kësaj pasurie.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se, është e kuptueshme urgjenca për moslejimin e likuidimit të kësaj ndërmarrjeje, por kjo situatë nuk duhet të ndikojë në veprime të shpejta e të pamatura.

“Veprime të tilla do të rezultonin me paqartësi mbi shumë aspekte, duke përfshirë edhe detyrimet ndaj kreditorëve potencialë dhe burimet e investimeve të ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button