Kosova
Ministrat serbë “shkelin” në Kosovë
Sapo kanë arritur në fshatin Pasjan të Gjilanit disa nga ministrat e Qeverisë serbe, në mesin e tyre edhe ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve sociale, Aleksandër Vulin.
Me flamuj e bukë serbët e presin Vuçiqin në Kosovë, raporton Zëri.
Qindra serbë kanë dalë në fshatin Pasjan të komunës së Gjilanit, për të pritur kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku ai do të bëjë përurimin zyrtarisht të spitalit të lindjes në këtë fshat. Për ndërtimin e tij financues është Qeveria e Serbisë.