Politika
Ministri Bushati pret në një takim homologun italian Gentilon
Në kuadër të organizimit të takimit të dytë trilateral, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Paolo Gentiloni.
Gjatë takimit, të dy Ministrat diskutuan për agjendën evropiane të Shqipërisë, masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe koordinimin më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë. Dy Ministrat u ndalën në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e falënderoi homologun Gentiloni për angazhimin e ndërmarrë për heqjen e taksës së transportuesve.