🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,007 ▲ +0.3% ETH $2,051 ▼ -0.35% XRP $1.3123 ▲ +0.04% SOL $80.1000 ▲ +0.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Ministri Bushati takim me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve

unnamed66-544x350Ministri Bushati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të vendit tonë.

Ky takim, i cili kishte si qëllim forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave, u zhvillua në kuadër të informimit dhe transparencës për rekomandimet e Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e pakicave në vendin tonë.

Në takim u shpërnda Opinioni i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave” dhe rezoluta e KiE-së, përkthyer në gjuhët e pakicave.

Gjatë takimit, Ministri Bushati nënvizoi vullnetin e qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e pakicave, përfshirjen e tyre në procesin e konsultimit për trajtimin e çështjeve dhe problematikave të tyre, si dhe për nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të identitetit gjuhësor dhe kulturor të pakicave.

Takimi në fjalë i shërben krijimit të një klime të përshtatshme për mirëkuptim ndëretnik gjithnjë e më të mirë në vendin tonë dhe për realizimin e objektivave për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.