Keshilla

Si të përballojnë vapën femrat shtatzënë

barkTemperaturat e larta krijojnë shqetësim për shumë njerëz, veçanërisht për kategoritë më delikate, si fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Një regjim ushqimor i shëndetshëm është gjithmonë një bazë e mirë për tu përballur me ndryshimet klimatike, duke i ofruar organizmit gjithë elementët që janë të domosdoshëm, veçanërisht për rritjen e shëndetshme të fetusit. Fakti që frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë me rritjen e temperaturave dihet, por duhet treguar kujdes për hidratimin e trupit, nëpërmjet lëngjeve dhe furnizmit me kripëra minerale të cilat humbin me të nxehtin, qoftë edhe nga një shëtitje e thjeshtë. Femrat shtatzënë duhet të pinë dy litra ujë në ditë, mundësisht ambienti si dhe lëngje të freskëta frutash. Gjithashtu përveç frutave dhe perimeve të cilat mund të konsumohen të grira në mikser, duhet të pihet rregullisht qumësht, i cili luan rol kyç për zhvillimin e fëmijës. Kështu gjatë shtatzënisë, sasia e lëngjeve të ndryshme që duhen marrë brenda ditës për të përballuar të nxehtin mund të shkojë deri në tre litra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button