☁️
Tiranë 14°C · Vranët 05 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 102.55 ▼3.64%
ARI 4,568 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
₿ CRYPTO
BTC $81,660 ▲ +2.11% ETH $2,384 ▲ +1.41% XRP $1.4162 ▲ +1.64% SOL $86.8400 ▲ +3.16%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 102.55 ▼3.64 % ARI 4,568 ▲0.76 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 102.55 ▼3.64 % ARI 4,568 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925 EUR/USD 1.1697 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9168 EUR/ALL 95.7384 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3761 EUR/TRY 52.8808 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.5925
05 May 2026
Breaking
Kosova

Kadri Veseli: Jemi partia me numrin më të madh të asamblistëve

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve të mbrëmshme. Ai thotë se pret numërimin e të gjitha votave, ndërsa shprehet krenar me kandidatët që i pati partia e tij. Edhe pse vetëm me 5 komuna, ai përmend se PDK-ja ka numrin më të madh të asamblistëve komunalë.

Kadri Veseli komentoi procesin e djeshëm zgjedhor përmes një shkrimi në Facebook. Partia e tij mori rezultatin më të dobët prej vitit 2007, por Veseli ka zgjedhur që të shohë pozitivisht procesin zgjedhor.

Veseli thotë se është krenar me të gjithë kandidatët që partia e tij ua ofroi qytetarëve për t’i zgjedhur, ndërsa për të sukses është numri i asamblistëve komunalë, me të cilët prin PDK-ja.

Ky është shkrimi i plotë i kreut të PDK-së:

Faleminderit secilit qytetar që besoi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave.

Presim numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar. Për këtë, ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.

Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete.

PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.

PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave.

Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë.

E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.