☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.57 ▼4.09%
ARI 4,570 ▲3.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,969 ▲ +0.86% ETH $2,166 ▲ +1.43% XRP $1.4162 ▲ +0.55% SOL $92.0500 ▲ +1.88%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.57 ▼4.09 % ARI 4,570 ▲3.82 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.57 ▼4.09 % ARI 4,570 ▲3.82 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Ministri Bushati zhvillon takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, të konsolidojmë partneritetin strategjik

Në vijim të vizitës në Turqi, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u prit nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
 Gjatë takimit, i cili u zhvillua me dyer të mbydhura dhe zgjati gjysëm ore, bashkëbiseduesit shprehën vlerësim për punën e kryer drejt thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe vlerësuan angazhimin mbi punën e nisur për konsolidimin e partneritetit strategjik. Palët vlerësuan rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe si dy vende mike,  partnere strategjike në rajon dhe aleate në NATO.
Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti Erdoğan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.
Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon. Ministri Bushati shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë me popullin dhe qeverinë turke për angazhimin në vendosjen e rendit kushtetues në vend.
Ministri Bushati shprehu interesin e qeverisë shqiptare për vijimin e trendit pozitiv të shtimit të investimeve turke në vendin tonë dhe siguroi se Shqipëria ofron një klimë të sigurt për nxitjen e investimeve turke, nëpërmjet një kuadri ligjor të kompletuar që garanton mbarëvajtjen e tyre. Në takim u bisedua gjithashtu mbi rolin, kontributin dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Turqi, atij të hershëm por edhe të ri, si dëshmi e lidhjes tradicionale mes dy vendeve tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.