Gjatë një vizite në Kosovë, ministri ka deklaruar se kjo është një çështje juridike, jo politike dhe se do të priten rezultatet e autoriteteve kompetente të Hungarisë.
“Mund t’ju them vetëm një gjë. Kjo është çështje juridike, nuk është politike. Autoritetet kompetente, pra autoriteti i migracionit, do të kryejë procedurat duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe le të shohim rezultatin për të”, u përgjigj Szijjarto, pasi u takua me homologun kosovar Behgjet Pacolli.
Disa ditë më parë ish-kryeministri Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg dhe që duhej të vuante dënimin njoftoi në profilin e tij në “Facebook” se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.