Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,737 ▲ +1.03% ETH $2,011 ▲ +1.25% XRP $1.3409 ▲ +1.17% SOL $82.7500 ▼ -0.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministri i Brendshëm Demiraj, takon drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku përcolli disa mesazhe dhe shpalosi prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Gjatë takimit Demiraj ka theksuar tre prioritetet:

– Garantimi i një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit. Mospjesëmarrja dhe mos përfshirja e Policisë së Shtetit në aktivitetet e partive politike dhe fushatës zgjedhore, si një prioritet madhor. Përkushtimi i çdo strukture policore në të gjithë Shqipërinë për të zbatuar me përpikëri misionin kushtetues, ligjin për Policinë e Shtetit dhe Kodin Penal.

Ministri nënvizoi se cilido person me uniformë dhe pa uniformë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që përshihet në fushata duke shkelur parimet kushtetuese dhe ligjet që garantojnë procesin zgjedhor, do të mbajë përgjegjësi administrative dhe penale me largim nga detyra dhe ndjekje penale. ‘Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burgim’, u shpreh ai.

Çështja tjetër që Ministri Demiraj e trajtoi me shumë vëmendje ishte:

– Ashpërsimi i luftës kundër kanabisit në çdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ministri tha se duhet të vijojë intensifikimi në luftën ndaj fenomenit, sidomos në parandalimin e saj në mbjellje apo kultivim. ‘Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalisht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësishtë. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit’, tha ai.

-Ministri u ndalua edhe tek forcimi i sigurisë dhe rendit publik gjatë sezonit turistik. Demiraj kërkoi angazhim maksimal nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe qetësinë publike gjatë këtij sezoni veror dhe një përqendrim të veçantë në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe  përmirësimit të qarkullimit rrugor. Ministri i Punëve të Brendshme Demiraj garantoi mbështetjen e tij edhe për modernizimin e reparteve të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.