☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,734 ▼ -3.17% ETH $2,078 ▼ -3.94% XRP $1.3989 ▼ -3.04% SOL $87.3100 ▼ -3.29%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ministri i FSK-së viziton Kolegjin e Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë

Gjatë vizitës tre ditore në Republikën e Turqisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli zhvilloi një takim të veçantë me komandantin e Kolegjit të Luftës të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerallejtënant Tahir Bekiroglu.

Ministri Demolli falënderoi gjeneralin Bekiroglu për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për FSK-në në shumë fusha, sidomos në fushën e arsimimit të ushtarëve të FSK-së në Akademitë Ushtarake të Turqisë. Ata biseduan edhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Nga ana e tij, komandanti i Kolegjit të Luftës, gjenerallejtënant Tahir Bekiroglu, premtoi ndihmën e tij për sa i përket edukimit dhe arsimimit të ushtarëve të FSK-së në shkollat ushtarake të Turqisë.

Gjithashtu ministri Demolli takoi edhe gjeneral majorin Hasan Nevzad nga Instituti Strategjik Kërkimor, si dhe kadetët e FSK-së të cilët po shkollohen në Turqi.

Ndërsa në Qendrën e Korpusit të 3-të të Ushtrisë dhe Komandës së Zbarkimit të Shpejtë të NATO-s, ministri Demolli u prit nga gjeneral majori Tayyor Sungu, i cili e njoftoi me misionin e kësaj qendre. Më pas, ata diskutuan lidhur me shkëmbimin e përvojave edhe në fushën e stërvitjeve.

Njoftimi dërguar sot nga Ministria e FSK-së thekson se, në të gjitha takimet që pati ministri Demolli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Turqisë mori përkrahje për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dy institucioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.