☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,782 ▲ +1.78% ETH $2,071 ▲ +3.85% XRP $1.3476 ▲ +1.61% SOL $84.3600 ▲ +2.95%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Ministri i Jashtem i Kanadasë, vizitë në Shqipëri

John-Baird-CanadáMinistri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird pritet të vizitojë Kroacinë, Serbinë dhe Shqipërinë, njoftoi ambasada kanadeze me seli në Romë. Ndërsa në Ballkan, Baird do të takohet me disa zyrtarë kryesorë të qeverisë për të nxjerrë në pah marrëdhëniet në rritje dypalëshe me të gjitha këto vende. Në Shqipëri, Baird do të takohet me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. “Kanadaja mbështet fort rrugën e Shqipërisë për integrimin evropian. Si aleatë në NATO, ne mirëpresim kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, në veçanti përpjekjet e saj për të luftuar kërcënimin nga ISIL në Irak”, tha Baird.
Në Kroaci, Baird do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Vesna Pusiq dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ante Kotromanović. “Kanadaja dhe Kroacia janë partnerë dhe aleatë të NATO-s, të cilët ndajnë një numër të prioriteteve të politikës së jashtme që kanë të bëjnë me sigurinë, prosperitetin dhe demokracinë në botë,” tha Baird.
Në Serbi, Baird do të takohet me presidentin Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. “Kanadaja është e inkurajuar nga transformimi demokratik dhe ekonomik i Serbisë dhe angazhimi i saj për të arritur integrim më të madh dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij,” tha Baird.
Kjo vizitë në Ballkan vjen pasi Baird foli për Ukrainën dhe çështje të tjera të sigurisë globale në një forum të nivelit të lartë në Salzburg, Austri, të organizuar nga Instituti i Paqes Ndërkombëtare dhe në seminarin Global të Salzburgut. Ai diskutoi gjithashtu nevojën për një reagim të fuqishëm ndaj krizës në Ukrainë gjatë vizitave dypalëshe më parë, gjatë javës me homologët e tij, në Norvegji dhe Danimarkë.
“Aktet e Rusisë, agresioni dhe kërcënimet ndaj Ukrainës bëjnë thirrje për veprim kolektiv”, tha Baird. “Kur paraqiten kërcënime të qarta për sigurinë ndërkombëtare, Kanadaja, së bashku me aleatët e saj të të njëjtit mendim, duhet në mënyrë të qartë të flasin, theksoi Baird.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.