Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati intervistë për gazetën austriake “Der Standard” a – bushati (5)TIRANË, 19 Shkurt /ATSH/ – Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka theksuar se kërkon një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se është për një integrim të Europës Juglindore në NATO. Intervista e plotë e ministrit Bushati Standard: Si janë marrëdhëniet me Serbinë? Cili është hapi tjetër pas nxehjes për lojën e futbollit dhe vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd? Bushati: Për herë të parë në histori Ballkani është në paqe. Kjo u bë e mundur në sajë të perspektivës europiane. Por të mos kujtojmë se djalli është shndërruar në engjëll. Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë paqe si të mirëqenë. Në Beograd retorika, që shoqëroi ndeshjen e futbollit, tregoi qartë se nën sipërfaqe ka një të kaluar të re që nuk mund të kapërcehet aq shpejt. Standard: Çfarë duhet bërë? Bushati: Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë qenë të lehta, por ne duhet t’i normalizojmë ato, për vetë peshën e veçantë që kanë vendet tona në rajon. Për herë të parë pas 70 vitesh një Kryeministër shqiptar u prit në Serbi. Dhe ne shpresojmë që ta presim Kryeministrin serb në Shqipëri brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti. Janë nënshkruar disa marrëveshje në rrafshin dypalësh, ndër të tjera për një bashkëpunim më të fortë të të rinjve, duke iu referuar edhe eksperiencës franko-gjermane pas Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi parë se ka jashtëzakonisht shumë paragjykime. Përveç kësaj, ne po punojmë me Serbinë në tre projekte të mundshme, që vijnë nga Procesi i Berlinit, për t’i vazhduar në Konferencën e Vjenës, që do të zhvillohet në gusht. Përsa i takon Korridorit Adriatiko-Jonian nuk bëhet fjalë vetëm për lidhjen mes Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjes, Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe për lidhjen e Sllovenisë dhe Kroacisë me Greqinë, që janë në BE. Standard: Për shumë kohë Serbia dhe Shqipëria nuk kishin marrëdhënie të këqija, ngase ato nuk kishin fare. Mos vallë shqiptarët dhe serbët dinë shumë pak për njeri-tjetrin? Bushati: Kjo është pjesë e problemit. Por nuk ka vetëm marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Ballkan. Nuk është e njëjta gjë. Ne kemi nevojë për më tepër mobilitet dhe shkëmbim mes shqiptarëve dhe serbëve. Kjo mund të ndihmonte ndër të tjera që brezi i ri të rritet në një ambient tjetër dhe jo nën kërcënimin ose sulmin e propagandës mbi të ashtuquajtur armiq. Unë mendoj se ne kemi shumë të përbashkëta, sepse ne jemi pjesë e Ballkanit. Standard: Ka bashkëpunim të mjaftueshëm që të ndalohet shkuarja e luftëtarëve nga Ballkani në Siri ose Irak për IS-in? Bushati: Bashkëpunimi është përmirësuar gjatë muajve të fundit. BE-ja dhe NATO kanë ndihmuar në shkëmbimin e informacionit. Sfida e madhe është se si të ndalohet kjo gjë. Ballkani ndodhet mes Europës dhe Lindjes së Afërt. Ai mund të jetë roje porte për të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj”. Nga kjo pikëpamje nuk duhet lejuar që Ballkani të bëhet fushë loje për aktorë të tjerë. Standard: Çfarë mendoni ju me “aktorë të tjerë”? Bushati: Ne mendojmë Rusinë, por edhe ato vende, që jo detyrimisht ndajnë të njëjtat vlera me vendet e NATO-s. Në pikëpamjen ekonomike dhe politike dhe në çështjet e sigurisë ne nuk jemi ende një rajon. Në reagimin ndaj krizës në Ukrainë ka shtete në Ballkan që i janë bashkuar tërësisht BE-së, dhe shtete që nuk e bëjnë këtë. Deri tani vetëm Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë ky proces është ngrirë, për Malin e Zi nuk ka ende një datë anëtarësimi. Serbia vazhdon politikën e saj të neutralitetit. NATO duhet të veprojë në mënyrë më strategjike dhe të sigurojë një perspektivë anëtarësimi, në mënyrë që Ballkani të mos bëhet fushë loje për Rusinë. Edhe në aspektin ekonomik ne nuk jemi ende një rajon, nëse analizohet qarkullimi i kapitalit. Ka një teori, sipas së cilës të gjithë vështrojnë kah Brukseli dhe u dhurojnë fqinjëve pak vëmendje. Por në fund të ditës biznesi më i madh bëhet në rajon.
Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati intervistë për gazetën austriake “Der Standard”
Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka theksuar se kërkon një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se është për një integrim të Europës Juglindore në NATO.
Intervista e plotë e ministrit Bushati
Standard: Si janë marrëdhëniet me Serbinë? Cili është hapi tjetër pas nxehjes për lojën e futbollit dhe vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd?
Bushati: Për herë të parë në histori Ballkani është në paqe. Kjo u bë e mundur në sajë të perspektivës europiane. Por të mos kujtojmë se djalli është shndërruar në engjëll. Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë paqe si të mirëqenë. Në Beograd retorika, që shoqëroi ndeshjen e futbollit, tregoi qartë se nën sipërfaqe ka një të kaluar të re që nuk mund të kapërcehet aq shpejt.
Standard: Çfarë duhet bërë?
Bushati: Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë qenë të lehta, por ne duhet t’i normalizojmë ato, për vetë peshën e veçantë që kanë vendet tona në rajon. Për herë të parë pas 70 vitesh një Kryeministër shqiptar u prit në Serbi. Dhe ne shpresojmë që ta presim Kryeministrin serb në Shqipëri brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti. Janë nënshkruar disa marrëveshje në rrafshin dypalësh, ndër të tjera për një bashkëpunim më të fortë të të rinjve, duke iu referuar edhe eksperiencës franko-gjermane pas Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi parë se ka jashtëzakonisht shumë paragjykime. Përveç kësaj, ne po punojmë me Serbinë në tre projekte të mundshme, që vijnë nga Procesi i Berlinit, për t’i vazhduar në Konferencën e Vjenës, që do të zhvillohet në gusht. Përsa i takon Korridorit Adriatiko-Jonian nuk bëhet fjalë vetëm për lidhjen mes Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjes, Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe për lidhjen e Sllovenisë dhe Kroacisë me Greqinë, që janë në BE.
Standard: Për shumë kohë Serbia dhe Shqipëria nuk kishin marrëdhënie të këqija, ngase ato nuk kishin fare. Mos vallë shqiptarët dhe serbët dinë shumë pak për njeri-tjetrin?
Bushati: Kjo është pjesë e problemit. Por nuk ka vetëm marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Ballkan. Nuk është e njëjta gjë. Ne kemi nevojë për më tepër mobilitet dhe shkëmbim mes shqiptarëve dhe serbëve. Kjo mund të ndihmonte ndër të tjera që brezi i ri të rritet në një ambient tjetër dhe jo nën kërcënimin ose sulmin e propagandës mbi të ashtuquajtur armiq. Unë mendoj se ne kemi shumë të përbashkëta, sepse ne jemi pjesë e Ballkanit.
Standard: Ka bashkëpunim të mjaftueshëm që të ndalohet shkuarja e luftëtarëve nga Ballkani në Siri ose Irak për IS-in?
Bushati: Bashkëpunimi është përmirësuar gjatë muajve të fundit. BE-ja dhe NATO kanë ndihmuar në shkëmbimin e informacionit. Sfida e madhe është se si të ndalohet kjo gjë. Ballkani ndodhet mes Europës dhe Lindjes së Afërt. Ai mund të jetë roje porte për të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj”. Nga kjo pikëpamje nuk duhet lejuar që Ballkani të bëhet fushë loje për aktorë të tjerë.
Standard: Çfarë mendoni ju me “aktorë të tjerë”?
Bushati: Ne mendojmë Rusinë, por edhe ato vende, që jo detyrimisht ndajnë të njëjtat vlera me vendet e NATO-s. Në pikëpamjen ekonomike dhe politike dhe në çështjet e sigurisë ne nuk jemi ende një rajon. Në reagimin ndaj krizës në Ukrainë ka shtete në Ballkan që i janë bashkuar tërësisht BE-së, dhe shtete që nuk e bëjnë këtë. Deri tani vetëm Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, në Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë ky proces është ngrirë, për Malin e Zi nuk ka ende një datë anëtarësimi. Serbia vazhdon politikën e saj të neutralitetit. NATO duhet të veprojë në mënyrë më strategjike dhe të sigurojë një perspektivë anëtarësimi, në mënyrë që Ballkani të mos bëhet fushë loje për Rusinë. Edhe në aspektin ekonomik ne nuk jemi ende një rajon, nëse analizohet qarkullimi i kapitalit. Ka një teori, sipas së cilës të gjithë vështrojnë kah Brukseli dhe u dhurojnë fqinjëve pak vëmendje. Por në fund të ditës biznesi më i madh bëhet në rajon.