Maqedonia

Ministri Izairi shënjestër e kritikave të Partisë Liberal Demokrate

Partia Liberal Demokrate (PLD) ka reaguar kundër ministrit të mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Nurhan Izairi, në lidhje me kriteret dhe vlerësimet që ka përdorur për të zgjedhur vetëm Tetovën e Shkupin, për të gjetur shkaqet e ndotjes, njofton Telegrafi.

Sipas PLD-së, e cila prioritet të lartë i jep mjedisit të shëndoshë jetësor, është e paparnueshme sjellja diskriminuese dhe veçuese e ministrit Izairi të hulumtimeve vetëm në këto dy vende, përderisa dihet se edhe qytetet e Manastirit, Kërçovës, e Kavadarit, çdo ditë thithin ajr të ndotur.

Më tutje, PLD thekson se nuk dëshiron të keqkuptohet, pasi që si parti e përkrahin iniciativën për hulumtimet e ministrisë për ndotjen në Tetovë e Shkup në bashkëpunim me qeverinë finlandeze e austriake për vendosjen e filtrave testues, porse kjo nuk është e mjaftueshme, mirëpo bëjnë thirrje që hulumtimet rreth emetimit të materieve ndotëse në atmosferë të bëhen në të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button