🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,852 ▼ -2.63% ETH $2,182 ▼ -2.87% XRP $1.3237 ▼ -1.61% SOL $81.5700 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ministri Manjani për pronat: Mos dilni mbi gjykatat, zgjidhini problemet e qytetarëve

Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë një takimi të zhvilluar sot, me drejtues të institucioneve si AKKP, ZRPP, Aluizni, etj, tha se, askush nuk duhet të dalë mbi pronat. Ai shtoi se institucionet duhet të kenë më shumë bashkëpunim mes tyre. Sipas Manjanit, ka 2 muaj që problematika e pronave ka ngecur në terren dhe duhet zgjidhur.

“Që institucionet publike mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kjo është e pafalshme. Ne presim ti shërbejmë qytetarëve me afat dhe orar. Ndërkohë detyrohemi të harxhojmë kohë dhe energji për të gjetur gjuhen e përbashkët. Në ZRPP kemi evadim të rasteve të vështira por edhe të prapambetura”, theksoi Manjani.

Ai denoncoi faktin se ka dy muaj që ka ngecje. “Duket sikur ka një dehje dhe kthehemi prapë në vijën fillestare. Kjo është vija e kuqe që është ndezur në ministrinë e Drejtësisë për shkak të kësaj performancë në ngecje. Në radhë të parë të zyrave të regjistrimit të pasurisë vendore dhe në radhe të dytë për mënyrën si bashkëpunohet. Nuk dua të drejtoj gishtin, nëse është nevoja do ta bëj, por nuk më dridhet dora për cilindo që shkel afatet. Nuk e kuptoj këtë. Nuk zgjidhet çështja, kthei përgjigje qytetarit, institucionit”, vijoi Ministri Drejtësisë.

Ai tha se nuk duhet të ketë arrogancë dhe duhen respektuar afatet e përcaktuara me ligj. “Respektimi i afateve është kërkesa ime e vazhdueshme. Kërkoj nga ju ZRPP të gjitha praktikat që quhen të vështira që ju i mbani në sirtar duhet të marrin fund. Kush jeni ju që nuk zbatoni vendimet e gjykatave. Shërbimi përmbarimor ka mbështetjen time për t’ju çuar në ndjekje penale. Kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohet”, theksoi Manjani.

Ministri Drejtësisë kishte thirrur një tryezë pune mbi bashkëpunimin institucional në proçesin e dhënies së titujve të pronësisë, drejtues të zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive të Paluajtëshme, Kreun Dhomës së Noterisë, Kreun e  Aluiznit dhe AKPP-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.