Ministri Panariti: Të mbrojmë ullirin nga epidemia e Pulias
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti është takuar me fermerë, ekspertë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Kamzës për të diskutuar në lidhje me marrjen e masave parandaluese për infeksionin e Trakeobakteriozës së ullirit.
Kjo problematikë e cila po shfaqet në rajonin e Puljas në Itali ka sjellë dëme të mëdha në kulturën e ullirit dhe për këtë arsye marrja e masave parandaluese ka qenë dhe qëllimi i takimit të organizuar në ambientet e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Në fjalën e tij Ministri Panariti shprehu vendosmërinë për të bërë gjithçka që të jetë e mundur për parandalimin e këtij infeksioni. “Unë jam i sigurt, që Universiteti Bujqësor, që është një qendër para-ekselence e kërkimeve në fushën e bujqësisë, ka të gjitha kapacitetet, ka të gjitha mundësitë, për të qenë mbështetës I qeverisë shqiptare në përballimin e këtij rreziku dhe padyshim laboratorët tuaj mendoj që mund të angazhohen në identifikimin e natyrës së këtij infeksioni. Pra, ti vëmë një emër për ato raste që dyshohen, nëse kemi të bëjmë në praninë e kësaj sëmundjeje që con ne tharjen e shpejtë të ullirit, të vektorëve dhe pastaj të marrim një kompleks masash për të mbrojtur ullishtarinë tonë nga ky virus shumë I rrezikshëm”, tha Ministri Panariti.
“Kam ardhur të diskutoj me ju për një problem jashtëzakonisht të rëndësishëm, tha ministri Panariti, kërcënues për ullishtarinë shqiptare, si një rezultat i një infeksioni që po qarkullon afër nesh, në rajonin e Puljas. Bëhet fjalë për një bakter vrasës Trakeobakteriozes i cili po shkakton dëme të jashtëzakonshme në kulturën e ullirit. Informacionet që po na vijnë në mënyrë sistematike nga italianë, të Institutit të Studimeve Agronomike Mesdhetare por edhe nga Bashkimi Evropian, janë alarmuese. Bëhet fjalë potencialisht për një informacion katastrofik i cili ka filluar të prekë me mijëra rrënjë në rajonin e Pulias. Jemi në fillimin e epidemisë, por mendohet se do të marrë përmasa të jashtëzakonshme, gjë që çon në tharjen e shpejtë të ullirit, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, por natyrisht edhe dëme të pariparueshme ekologjike, pasi shkatërrohet kurora e gjelbër, si dhe ka një impakt në vlerat ekologjike. Ju e dini që ulliri është një pemë monumentale e lidhur me historinë e vendit. Madje ky infeksion po prek edhe rrënjët e ullirit mijëra vjeçare, të cilat i kanë rezistuar shumë viteve e tani po rrezikohen të thahen nga ky infeksion. Përfitova nga ky rast për të bërë një diskutim me ju. Ne kemi disa të dhëna paraprake nga Qendra e Transferimit të Teknologjive në Vlorë, e njohur me emrin Stacionet e Ullirit, e cila ka evidentuar në disa rajone të Qarkut të Vlorës, shenja të pranisë së këtij infeksioni. Nuk jemi në gjendje të themi nëse kemi të bëjmë me këtë bakter vrasës. Natyrisht nuk kemi të dhëna as nëse vektorët e transmetimit të këtij infeksioni ndodhen në ullishtarinë tonë apo vreshtat, sepse ato popullojnë edhe vreshtat. Për këto arsye, unë kërkoj ndihmën tuaj, kërkoj përvojën tuaj, angazhimin tuaj, për të evidentuar, nëse në radhë të parë ky infeksion ndodhet i pranishëm në ullishtarinë tonë. Më të riskuara natyrisht janë zonat që ndodhen përballë rajonit të Pulias, nisur nga gjeografia, por natyrisht nuk do të mbeten jashtë vëmendjes tonë edhe ullishtet e tjera. Ajo që është kryesore, ne duhet të bëjmë ç’është e mundur, të pengojmë që ky infeksion të instalohet në Shqipëri për arsye se dëmet do të jenë të pariparueshme dhe të konsiderueshme.
Ne nuk kemi atë fenomenin që tashmë është i përhapur në Jug të Italisë dhe që kërcënon të zgjerohet më tej, por kjo duhet të na bëjë të jemi të vëmendshëm, që të marrim masat urgjente aty ku dyshohet se mund të kemi prani të këtij infeksioni, që do të jenë masa shumë radikale, që nga shkulja e bimëve të dëmtuara, djegia e tyre në vend. Natyrisht duhet identifikuar vektori, duhet identifikuar pathologjia. Unë jam i sigurt, që Universiteti Bujqësor, që është një qendër para-ekselence e kërkimeve në fushën e bujqësisë, ka të gjitha kapacitetet, ka të gjitha mundësitë, për të qenë mbështetës i qeverisë shqiptare në përballimin e këtij rreziku dhe padyshim laboratorët tuaj mendoj që mund të angazhohen në identifikimin e natyrës së këtij infeksioni. Pra, ti vëmë një emër për ato raste që dyshohen, nëse kemi të bëjmë në praninë e kësaj sëmundjeje që con ne tharjen e shpejtë të ullirit, të vektorëve dhe pastaj të marrim një kompleks masash për të mbrojtur ullishtarinë tonë nga ky virus shumë i rrezikshëm. Nuk mund të themi që sëmundja është prezente, por kemi dëmtime që mund të na bëjnë të mendojmë se sëmundja është prezente, për arsye se akoma nuk kemi një diagnozë të vërtetuar nga qendrat përkatëse siç është Universiteti Bujqësor. Gjithsesi dyshimet janë”.