☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,220 ▲ +0.44% ETH $2,038 ▲ +1.3% XRP $1.3530 ▲ +1.16% SOL $83.3700 ▲ +0.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministri Tahiri në Elbasan: Po priten lidhjet me krimin, Policia në krye të detyrës

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka theksuar sot nga Elbasani se, Policia e Shtetit është rikthyer në krye të detyrës dhe ka prerë të gjitha lidhjet me krimin.

Saimir-Tahiri-gjate-nje-inspektimit-ne-zonen-e-Tiranes-se-Re-Operacioni-Hajdutet-e-Energjise-1Deklarata e ministrit  Tahiri vjen pikërisht nga fshati “Xibrakë”, ku 24 orë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me ndërkombëtaret, organizoi një superoperacion, ku u ndaluan 11 persona, mes tyre dhe 2 kolumbiane, si dhe u sekuestruan sasi shumë të mëdha lënde narkotike, duke shkatërruar edhe një magazinë të përpunimit të drogës, ndoshta më e madhja në Ballkan.

Policia e Shtetit, tha Tahiri, nuk është më palë me trafikantët, por i arreston ata. Policia e Shtetit po dëshmon me rezultate ekzemplare se ajo ka ndryshuar dhe gjërat që ndodhnin dje nuk ndodhin më sot. Policia e Shtetit lufton krimin, është e pastër dhe nuk ndanë paratë e drogës me trafikantët, por i lufton ata”, tha Tahiri.

Duke iu referuar akuzave të opozitës kundër Policisë së Shtetit, ministri tha se ky operacion është është dëshmi se efektivët nuk i ndajnë më paratë e drogës me botën e krimit.  “Operacioni i organizuar mbrëmë nga Policia e Shtetit  flet më qartë dhe fortë se një deklaratë politike e personave të cilët sollën krimin në këtë vend”, tha Tahiri.

“Jam këtu, shtoi ai, për t’i bërë thirrje atyre që shfrytëzojnë çdo hapësirë dhe aksion të policisë për të sulmuar Policinë e Shtetit. I bëj thirrje, nënvizoi ai, të heshtin dhe të lënë policinë të bëjnë detyrën të qetë”, përfundoi ministri i Brendshëm, SaimirTahiri.

Duke folur për aksioni, Ministri Tahiri tha se, “Është laboratori më i madh dhe më modern i kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin. Falenderoj drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe gjithë punonjësit që u morën imtësisht dhe ditë pas ditë për arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera. Është një hetim i plotë dhe i gjithanshëm që dëshmon më së miri profesionalizmin e oficerëve të policisë në luftën klundër krimit dhe krimit të organizuar, grupeve kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, tha ai.

Tahiri e konsideroi aksionin në fjalë si një nga më të mëdhatë pas Lazaratit. “Pas Lazaratit dhe Dukagjinit për zhdukjen e çdo rrënje droge ky është operacioni më i madh. Rezultatet flasin mjaft fort për suksesin e Policisë së Shtetit ndaj drogave të forta siç është sasia e kapur në këtë operacion. Tregon integritetin dhe flet qartë për prerjen e lidhjeve mes botës së krimit dhe Policisë së Shtetit”, u shpreh Tahiti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.