Kosova

Brezovica shitet për 410 milionë euro

brezovica-shitet-p-euml-r-410-milion-euml-euro_hdNjë nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare sot u finalizua në mënyrë të përkryer. Kështu ka vlerësuar kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mirë dhe një konzorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro mori vlerësimin pozitiv, ka shkruar kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi në Facebook.

“Ky investim do të shndërron Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës. Mbi 35 kilometra pista skijimi do të ndërtohen që në fazen e parë, 7 skiliftë opr edhe pajisje për turizëm veror si akuaparku”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe shënon përfundimin e një procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata për ekonominë kosovare.

“Falënderoj Komisionin Evropian, USAID, ministrat dhe komunat e involvuara. Urime edhe qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button