Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +1.05% ETH $2,012 ▲ +1.34% XRP $1.3414 ▲ +1.25% SOL $82.8500 ▲ +0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Brendshme, 7 masa disiplinore për funksionimin e numrit 129

0601-MINISTRIA-BRENDSHME-526x350Ministria e Punëve të Brendshme i ka kushtuar një rëndësi të veçantë mirëfunksionimit të numrit 129 dhe komunikimit sa më korrekt e në mënyrë të kulturuar të punonjësve të policisë me detyra në sallat e drejtimit.

Në të gjitha rastet që janë shfaqur mangësi apo shkelje të urdhërave të brendshëm për funksionimin e numrit 129 janë marrë edhe masat përkatëse.

Kështu pas një inspektimi të kryer në muajin tetor nga Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm të Ministrit të Brendshëm është vërejtur se disa punonjës policie me detyrë në sallat operative të drejtimit në të gjithë vendin nuk kanë zbatuar metodologjinë e komunikimit me qytetarët në numrin e telefonit 129. Më konkretisht, nuk kanë përdorur shprehjen e përcaktuar në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm në përgjigjen ndaj qytetarëve që telefononin në numrin 129.

Bazuar mbi rezultatet e inspektimit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka dhënë masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 46 punonjës policie me detyrë në sallat operative. Sipas qarqeve janë ndëshkuar:

  1. Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër 5 punonjës policie
  2. Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë 3
  3. Drejtoria e Policisë Qarku Dibër 5
  4. Drejtoria e Policisë Qarku Durrës 3
  5. Drejtoria e Policisë Qarku Fier 4
  6. Drejtoria e Policisë Qarku Elbasan 4
  7. Drejtoria e Policisë Qarku Berat 2
  8. Drejtoria e Policisë Qarku Korçë 5
  9. Drejtoria e Policisë Qarku Kukës 3
  10. Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë 6
  11. Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër 4
  12. Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë 2

Strukturat përkatëse në MPB dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe inspektimet, në të gjitha sallat operative të policisë në qarqe për të mos lejuar asnjë mangësi në drejtim të komunikimit të policisë me qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.