🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.90 ▼0.42%
ARI 4,852 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,301 ▼ -0.21% ETH $2,327 ▼ -1.71% XRP $1.3580 ▼ -0.65% SOL $83.4500 ▼ -3.07%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.90 ▼0.42 % ARI 4,852 ▲0.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.90 ▼0.42 % ARI 4,852 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ministria e Bujqësisë shpjegon se çfarë mishi është importuar nga Brazili

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmit se nga Brazili importohet mish i kalbur.

Në një deklaratë për media, Ministria e Bujqësisë thekson se nga Brazili është importuar mish pule dhe mish derri.

Ndërkohë, sipas informacioneve që publikon Ministria e Bujqësisë, theksohet se nga nëntori 2016 dhe deri tani nuk ka asnjë ngarkesë mish vici në Shqipëri, duke qetësuar kështu konsumatorët shqiptarë.

Duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruajtur në media mbi importin e mishit të viçit, të prishur në vendin tonë, nga Brazili, Ministria e Bujqësisë sqaron se, nga informacionet e ardhura nga AKU për periudhën Nëntor 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë futur ne vendin tonë vetëm produktet mish pule dhe mish derri, si dhe nuk ka asnjë ngarkesë të ardhur me mish viçi nga Brazili”, citohet në reagimin e ministrisë.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim. Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Evropë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq. Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dy-vjeçar Policia Federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë. Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së  Bujqësisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.