Ekonomia

Ministria e Integrimit angazhohet për promovimin e biznesit jashtë vendit

Ministria e Integrimit angazhohet për promovimin e biznesit shqiptar jashtë vendit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës si dhe Ministria e Integrimit nënshkruan të martën në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës synohet promovimi dhe mbështetja e biznesit shqiptar.

Ministrja-e-Integrimit-Evropian-Klajda-Gjosha-nenshkrim-marreveshje-Foto-Flori-Abazi-1Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Kryetari i DHTI-së, Nikolin Jaka dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në fjalën e saj e ka cilësuar biznesin si partnerin kryesorë për të ecur para.

Ndërkohë, kreu i DHTI-së Nikolin Jaka u ndal në faktin se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka disa zyra përfaqësie jashtë vendit, ndërkohë që vuri theksin në faktin se po punohet për shtimin e përfaqësive edhe në vende të tjera.

Kjo marrëveshje është vlerësuar nga të dy palët dhe promovimi që do t’i bëhet biznesit edhe jashtë territorit shqiptar pritet që të rrisë të ardhurat në ekonominë shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button