☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.57 ▲4.23%
ARI 4,818 ▼3.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -4.44% ETH $2,189 ▼ -5.93% XRP $1.4596 ▼ -4.87% SOL $89.9800 ▼ -5.19%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.57 ▲4.23 % ARI 4,818 ▼3.8 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.57 ▲4.23 % ARI 4,818 ▼3.8 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ministrja Bajrami zbulon invazionin e Turqisë – 700 firma të tyre operojnë në Kosovë

Ministrja e Tregtisë e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë në Stamboll, ka zbuluar se janë mbi 700 firma turke që operojnë në Kosovë në sektorin e energjisë, të ndërtimtarisë, të shëndetësisë dhe atë financiar.

“Sipas një raporti të Bankës Botërore, Kosova ndodhet në vendin e 66 në mesin e 189 vendeve për sa i përket gjendjes për investime”, ka treguar Bajrami.

Ministrja e Tregtisë ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë. “Dua të zotohem në emër të Qeverisë së Kosovës se dyert tona do të jenë gjithmonët ë hapura për ju për të zgjidhur çfarëdo problemi”, është shprehur Bajrami. Nga ana tjetër, ministri Turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ka thënë se interesimi i kompanive turke në Kosovë do të rritet nga një marrëveshje për tregtinë e lirë ndërmjet vendeve.

Ai ka shtuar se Kosova ka rëndësi të madhe ekonomike për Turqinë. “Ne jemi të gatshëm të japim gjithë mbështetjen tonë për Kosovën që ajo të marrë pjesë në panaire dhe ekspozita ndërkombëtare. Nuk duam një miqësi pasive”, ka thënë Zeybekci. Ministri turk i Ekonomisë ka thënë se marrëveshjet tregtare ndërmjet dy vendeve nuk janë ideale, teksa eksportet e Turqisë në Kosovë kapën vlerën e rreth 250 milionë dollarëve më 2015, ndërsa eksportet e Kosovës në Turqi kapën vlerën e vetëm 9 milionë dollarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.