☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,845 ▲ +0.13% ETH $2,153 ▼ -0.32% XRP $1.4049 ▼ -0.5% SOL $90.9200 ▼ -0.83%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Ministrja e Jashtme e Italisë, Mogherini, viziton nesër Tiranën

Federica-Mogherini.-525x350Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Federica Mogherini, do të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të një turneu në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Tiranë, Beograd e Podgoricë) në një prej vizitave të para që prej marrjes nga Italia të kryesimit të radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas burimeve nga ambasada e Italisë në Tiranë, nëpërmjet kësaj vizite Ministrja italiane kërkon të japë një mesazh të qartë mbi rëndësinë që i kushtohet perspektivës evropiane të gjithë rajonit. Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin përbën në fakt një nga përparësitë e programit të presidencës italiane.

Vizita e ministres Mogherini në Shqipëri merr një rëndësi të veçantë vetëm një muaj nga dhënia e Statusit të vendit kandidat, një hap që Italia e ka mbështetur gjithnjë me vendosmëri edhe falë lidhjes së fortë mes dy vendeve.

Gjatë kryesimit të saj Italia do të vijojë të mbështesë procesin e reformave evropiane të ndërmarra nga Shqipëria.

Shefja e diplomacisë italiane nis takimet në Tiranë me homologun shqiptar Ditmir Bushati, për të vijuar me takimet me Kryeministrin, Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani si dhe me Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.