Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.74% ETH $2,153 ▲ +0.53% XRP $1.4373 ▼ -0.02% SOL $89.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja Ekonomi: Hapja tregtare s’vjen dot pa integrimin e rrjeteve të transportit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në takimin e organizuar nga Banka Botërore, në Vjenë, për të diskutuar mbi planin e veprimeve të Ballkanit Perëndimor, për të lehtësuar tregtinë dhe transportin.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një moment të rëndësishëm historik, ku ato mund të synojnë një integrim më të plotë, falë përpjekjes për të vendosur një stabilitet makroekonomik të qëndrueshëm dhe kërkesës në rritje që vjen nga gjenerata e re, e vendosur drejt integrimit Europian.

Fuqia e integrimit ekonomik, tha Ministrja Ekonomi, ka dëshmuar rast suksesi në mbarë botën, vendet që arritën të integrojnë tregjet shtuan të ardhurat falë lidhjes që bënë me tregjet rajonale dhe globale. Ndaj, për Ballkanin Perëndimor theksoi ajo, është një domosdoshmëri hapja e tregjeve, për të nxitur eksportet dhe shtuar produktivitetin.

Gjatë diskutimit të saj, Ministrja Ekonomi tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet jo vetëm të shtojnë eksportet, por dhe t’i mbajnë ato të qëndrueshme. “Në këtë kuadër, tregtimi brenda rajonit me distanca jo shumë të mëdha e bën më të qëndrueshëm shkëmbimin tregtar. Por, nga ana tjetër, kjo siguron oportunitete për ekonomitë e vogla ballkanike që të lidhen me tregjet globale”, u shpreh ministrja.

Në Vjenë, vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan për masat dhe ndërhyrjet që duhen të marrë secili për të arritur drejt një zone tregtare të lirë, ku barrierat procedurale dhe tarifore të shkojnë drejt uljes.

Sipas Ekonomit, secili vend paraqitet me situatë të ndryshme zhvillimi dhe, secili nga ata, tashmë e ka qartësuar procesin vendor për të shkuar drejt një zone të tillë. Ndaj, vijoi ajo, së bashku kanë rënë dakord për një listë detyrash që synojnë përmirësimin e proceseve dhe procedurave, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve.

“Pa dyshim që, hapja tregtare nuk vjen dot pa integrimin e rrjeteve të transportit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për rrjet infrastrukturor me cilësi që të mbështesë hapjen tregtare. Por, edhe këto zona ndërhyrjeje, duhet të harmonizohen me kuadrin rregullator të transportit, të Bashkimit Europian”, deklaroi Ekonomi.

Tashmë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha të angazhuara që të përparojnë në drejtim të integrimit ekonomik dhe infrastrukturor. Eksperiencat e bashkëpunimit, si CEFTA dhe SEETO, janë shembuj që këto vende kanë krijuar për të lehtësuar tregtinë dhe marrjen pjesë në projekte të përbashkëta infrastrukturore”.

Takimi i Vjenës ishte i një takim parapërgatitor për Samitin e Parisit, ku vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qeveritë e tyre do të vazhdojnë të tregojnë, nëpërmjet arritjeve, se çfarë kanë bërë të mundur në këto 22 muaj dhe çfarë janë të gatshme të bëjnë. Shqipëria vazhdon të luajë një rol aktiv drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.