🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.51 ▲3.84%
ARI 4,364 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,545 ▲ +3.47% ETH $2,139 ▲ +4.03% XRP $1.4113 ▲ +2.11% SOL $90.2400 ▲ +4.28%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,364 ▼0.98 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,364 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministrja Nikolla: Mbështetje për gazetarët e rinj, paanshmëria në mbrojtje të interesit publik

lindita-sot-524x350Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, mori pjesë te premten ne mbremje në ceremoninë e përfundimit të kursit të Qendrës Shqiptaro-Gjermane për Trajnimin e Gazetarëve,  bashkëpunim mes Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.
Ministrja përshëndeti këtë bashkëpunim në shërbim të gazetarëve të rinj, të cilin e cilësoi si një model suksesi në arsimin e lartë dhe shprehu gjithë mbështetjen e saj për bashkëpunime të tilla në të ardhmen.
“Jo vetëm që do të keni mbështetjen maksimale, por do të jem krah jush për të mundësuar që eksperienca të tilla të jenë pjesë e arsimit të lartë në Shqipëri, sepse kjo është mënyra më e mirë për të arritur cilësi në arsimin e lartë. Njëkohësisht t’i përgatisim siç duhet studentët tanë për Shqipërinë evropiane”, tha ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj.

Ministrja shprehu gjithashtu mirënjohjen e saj për Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, për këtë bashkëpunim me rëndësi për studentët, për të mos i lënë ata vetëm edhe pasi dalin nga auditoret e universiteteve. “Mirënjohje të thellë që mundësuat qe përvoja të tilla evropiane të bëhen pjesë e formimit që në universitet, në mënyrë që kur gazetarët e rinj të jenë në terren, të transmetojnë lajmin te vërtete, paanshmëria gjithmonë do te jete në mbrojtje të interesit publik”, tha ministrja Nikolla, duke shtuar se ajo vetë si politikanë e re, dëshiron të jetë pjesë e një komunikimi të ri në raport me të vërtetën.
Qendra Shqiptaro-Gjermane për Trajnimin e Gazetarëve është ngritur dhe funksionon brenda Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit (DGK), Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ajo mbështetet nga zyra e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Tiranë.
Në përfundim të kursit për gazetarët e rinj, qëndra shpërndau çertifikata dhe dy çmime të para, fituesit e të cilëve do të shkojnë për trajnim një javë pranë Deutsche Welle në Gjermani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.