🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.59 ▲0.74%
ARI 4,776 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,943 ▲ +1.59% ETH $2,190 ▲ +0.66% XRP $1.3448 ▲ +1.31% SOL $83.3000 ▲ +1.71%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.59 ▲0.74 % ARI 4,776 ▼0.87 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.59 ▲0.74 % ARI 4,776 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Mirёmbajtja e Tunelit tё Krrabёs jepet pa tender

Auditimi

KLSH kallëzon ish-zv/drejtorin e Autoritetit Rrugor. Dёmi 1.2 milionё dollarё

Dieta – 11,633 USD janë paguar pёr udhëtimet e stafit mbikёqyrёs. Sipas KLSH-sё nuk ka fatura justifikuese.

Mbikёqyrёsit – Nё shpenzime udhëtimi janë futur qira banese pёr mbikёqyrёsit e punimeve nё vlerën 23 mijё dollarё.

Tuneli KrrabeMirёmbajtja e Tunelit tё Krrabёs iu dha firmёs ndërtuese pa tender. Pёr kontratёn mjaftoi vetëm njё firmё e ish-zёvendёsdrejtorit tё Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kёtё e zbulon Kontrolli i Lartё i Shtetit, nga raporti i tё cilit del se, dëmi ekonomik arrin në 134 milionë lekë ose mbi 1.24 milion USD. Ish-zv.drejtori ёshtё kallëzuar penalisht. Nga auditimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan” rezultuan një sërë shkeljesh ligjore. Kёshtu, ish-drejtori i Njësisë së Zbatimit të Projektit, më parë, ish-Zv/drejtor i ARSH, ka nënshkruar në kundërshtim me ligjin ndryshimin e kontratës së lidhur më datë 27 prill 2011 për ndërtimin e tunelit të Krrabës, duke i dhënë operatorit ekonomik të përzgjedhur për ndërtimin e tunelit, edhe mirëmbajtjen e këtij tuneli për një periudhë njëvjeçare. Kontrata e re për mirëmbajtjen e tunelit, me vlerë 165 milionë lekë, është nënshkruar pa realizuar procedurat e prokurimit. Nga auditimi, rezultoi po ashtu se ARSH nuk ka patur asnjë justifikim ligjor në nënshkrimin e kontratës së mirëmbajtjes me operatorin ekonomik fitues të tenderit të ndërtimit të tunelit. Procedura e ndjekur ka shkaktuar pamundësinë e marrjes pjesë të operatorëve të tjerë ekonomik në garё. Nënshkrimi i kësaj kontrate nga S.Ç, ish-Zv/drejtor i ARSH, nëpërmjet një urdhër ndryshimi, nuk parashikohet në asnjë nen të kontratës bazë të vitit 2011, për më tepër që punimet e ndërtimit janë shumë të ndryshme nga ato të mirëmbajtjes. Pra, nuk mund tё konsiderohet si zgjatim i kontratës sё mëparshme. Ndёrkaq, KLSh konstaton se, nё segmentin Sauk-Tuneli i Krrabës dhe Tuneli i Krrabës-Elbasan, sasia e punimeve të çertifikuara nuk është në përputhje me realizimin në fakt, kryesisht në realizimin e mureve prej gabioni dhe vendosjes së rrethimeve anësore. Po ashtu, nuk janë respektuar specifikimet teknike të parashikuara në kontratë, për vendosjen e rrjetave prej gabioni. Nga ana e kontraktorit nuk është realizuar sigurimi i palëve të treta dhe dëmeve të mundshme, për një periudhë 2-mujore, duke shkaktuar një dëm ekonomik me vlerë 785,732.37 USD. Punime tё likuiduara, por tё papërfunduara, ka pasur edhe nё ndërtimin e tunelit. Gjithashtu konstatohet se janë përdorur paratё e kredisё pa miratimin e Mnistrisё sё Financёs.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.