Mischa Barton padit të ëmën: Më ka vjedhur miliona dollarë
Mischa Barton akuzon mamanë e saj se i ka vjedhur miliona dollarë të ardhura të siguruara nga profesioni i saj si aktore.
Sipas mediave britanike, aktorja po përgatit një padi ndaj të ëmës, që ka qenë njëkohësisht edhe menaxhere e saj në 20 vite, që prej moshës 8-vjeçare kur Mischa hodhi hapat e parë drejt famës.
Mischa akuzon të ëmën jo vetëm për vjedhjen e milion dollarëve, por edhe për dëbimin nga shtëpia me vlerë prej 9 milionë dollarë që aktorja bleu vite me parë falë të ardhurave të siguruara nga rolet e saj.
Në aktpadi përfshihet edhe një rast në vitin 2013, kur e ëma menaxhere i ka deklaruar më pak fitime nga sa Mischa ishte paguar vërtet prej producentëve të një filmi, duke e mbajtur diferencën për vete.
Mischa thotë se prindërit e saj kanë hequr dorë nga puna prej vitesh dhe kanë vendosur që të jetojnë në luksin e siguruar prej profesionit të saj dhe megjithëse shumat që u shpërndaheshin me dijeninë e vetë akores ishin të majme, sërish duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme për mamanë e saj.