Kronika

Mishi vendas nën embargo, Ministria: I ndaluar edhe për dy javë

Të paktën edhe për dy javë në të gjithë vendin nuk do të lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria. Deri atëherë do lejohet  konsumi vetëm i mishit të importit.

Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër sëmundjes së dermatozës nodulare, duke nisur nga komplekset e mëdha.

“Për 10 ditë ne do të kemi përfunduar komplet vaksinimin. Kërkohet një periudhë për vendosjen e imunitetet. Kështu që unë mendoj se do të jemi të gatshëm për 2 javë për të hapur tregjet dhe për të lejuar edhe importet sipas të gjitha rregullave”, shprehet ministri Panariti.

Sëmundja ka prekur të gjithë rajonin. Në Shqipëri, deri më tani janë rreth 100 krerë të prekura kryesisht në zonat kufitare, ndërsa në Shqipërinë e Mesme nuk është zbuluar asnjë rast. Sipas ministrit Panariti, dëmi nëse do të lejojë tregtimi dhe shitja e mishit pa u bërë vaksinimi do të ishte shumë i madh.

“Për shkak të disa interesave që cenohet dhe do të cenohen përkohësisht, ne nuk mund të rrezikojmë të hedhim në erë blegtorinë e vendit. Të shkatërrojmë popullatë e kafshëve të qumështit, të kafshëve të prodhimit, sepse kjo është një normë që edhe nga imponohet nga BE-ja”, thotë ministri.

Dermatoza nodulare është një sëmundje që prek gjedhët dhe nuk transmetohet tek njeriu. Sipas autoriteteve bllokimi i shitjeve ka lidhje me mbrojtjen e kafshëve, ndërkohë që qytetarët mund të konsumojnë lirshëm mishrat nga bagëtitë e imta, shpendët dhe derri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button