🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,959 ▼ -3.2% ETH $2,071 ▼ -4.3% XRP $1.3663 ▼ -3.17% SOL $86.7600 ▼ -5.51%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Europa

Mision policor i BE në Ukrainë?

Policë të BE në Ukrainë: kjo është ajo që dëshiron Presidenti Petro Poroshenko. Ai kërkon ta lidhë BE më fort në kontrollin e armëpushimit. Propozimi gjen pak mbështetje.

Armbinde EU-Polizei

Policët e BE, tha Poroshenko pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit mund të merrnin një mandat të Kombeve të Bashkuara dhe të mbikqyrnin respektimin e armëpushimit dhe ndoshta edhe kufijtë midis zonës së separatistëve dhe Rusisë.

Ky propozim pritet me skepticizëm të madh në Bruksel. E ngarkuara e BE për politikën e jashtme, Federica Mogherini, deklaroi se në radhë të parë diskutohet zbatimi i marrëveshjeve më të fundit të Minskut, të javës së kaluar. Atje, Ukraina, Rusia dhe Gjermania patën rënë dakord, që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ta vëzhgojë edhe më tej gjendjen në Ukrainë dhe të raportojë për konstatimet e saj. Në OSBE janë të përfaqësuara si Ukraina, Rusia dhe shtetet e BE, ashtu edhe SHBA. Rreth 450 punonjës të paarmatosur të kësaj organizate vëzhgojnë që prej marsit 2014 zhvillimet në Krime dhe në Ukrainën Lindore.

OSBE-ja ka përparësi përpara BE

“Për ne ka përparësi vënia në jetë e marrëveshjes së Minskut. Kjo ka nisur. Ne e pajisim OSBE-në me automjete të blinduara. Ne i vëmë në dispozicion OSBE-së pamje satelitore dhe gjithçka për të cilën ajo ka nevojë”, thotë Maciej Popowski, bashkëpunëtor i nivelit të lartë të shërbimit diplomatik të BE në Riga. Në kryeqytetin e Letonisë aktualisht janë mbledhur ministrat e Mbrojtjes të BE. Vëzhguesit vijnë nga 41 shtete, një pjesë e madhe janë nga shtetet anëtare të BE.

Diplomatë të BE e konsiderojnë me pak gjasa, që në të ardhmen një trupë e armatosur helmetkaltërish të OKB-së nga radhët e BE t’i mbajë larg njëra-tjetrës palët e konfliktit. Një trupë e tillë duhet të përbëhet nga ushtarë të stërvitur, punonjësit e policisë nuk janë të përgatitur për detyra të tilla.

Një mision të paarmatosur policor BE e ka tashmë në Kiev. Që prej korrikut 2014 ai ka dërguar punonjës policie, policë kufiri, gjykatës dhe juristë në Ukrainë. “Ky mision këshillimor interesohet më tepër për ndërtimin e institucioneve, pra për Ministrinë e Brendshme dhe autoritetet policore”, thotë Marcel Popowski. Ky mision me emrin EUAM ndodhet në ndërtim e sipër dhe do të kryejë për dy vjet punë këshillimore me qeverinë në Kiev. Prej vitit 2005, 200 policë të tjerë të BE vëzhgojnë kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë. Një trupë të vogël vëzhguesish BE ka stacionuar edhe në Gjeorgji, ku Rusia mban të pushtuara që prej vitit 2008 rajonet e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë.
Misione të tjera BE ka edhe në Afganistan, Kosovë, në zonat palestineze etj.
Diplomatë të BE tërheqin megjithatë vëmendjen në Bruksel se në konfliktet në Ballkan, në fillim u angazhuan masivisht ushtarë të OKB-së dhe të NATO-s. Misioni policor i BE garantoi më tepër ndërtimin civil të vendit. Kurse gjendja në Ukrainën Lindore është tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.