Misteri i pushimeve të Kurtit në Greqi dhe ‘divorci’ me SHBA e Tiranën
Nga Jakin Marena
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka një dashuri të fortë për Athinën, dhe këtë nuk mungon ta shprehë edhe publikisht, në një formë apo në një tjetër, sa herë që i jepet mundësia!
Nuk e dimë nëse është një dashuri e njëanshme e tij, duke hyrë në kategorinë e “platonikes’ dhe e dashurisë së pakthyer, i kanë zënë kokën me ‘derë’ dhe nuk ka çfarë bën, apo po kërkon një ‘pol’ tjetër politik rajonal për të shmangur kryqendrën e shqiptarëve, Tiranën e shtetit amë!
Për hir të së vërtetës, ajo që dimë e po shohim dhe me sy të lirë, jo vetëm ne shqiptarët e shtetit amë, por dhe ata që janë në Kosovë e në hapësirën mbarëshqiptare në rajonin e trazuar të Ballkanit, është se Albin Kurti nuk lë rast pa shkuar në Athinë! Madje dhe shumë herë në vit!
Ndonjëherë shkon dhe bashkë me bashkëshorten e tij norvegjeze, e cila me sa duket e bën linjën me Athinën direkt, pa u ndalur në Prishtinë! Fundja mirë e ka, çfarë e lidh me Kosovën, jeton me gjithë vajzën në Norvegji, është e punësuar në një sektor që i jep lehtësira që të lëvizë dhe qëndrojë në të gjithë Europën, edhe në Ballkan, madje edhe në Beograd! Për punë pune themi!
Dhe për t’u rikthyer tek lidhja e pashpjegueshme me Greqinë, Albinin e kemi parë në të gjitha këto takimet me të majtët radikalë që mblidhen në Athinë, duke mbajtur madje shënime, me këmishë e mëngë të përveshura, si ata studentët e zellshëm e të urtë që kërkojnë të përpijnë gjithçka thuhet! Duket i përkorë, si qengj i butë dhe herë herë ka në krah dhe bashkëshorten!
Besojmë se i dalin dhe ato 16 eurot që kishte në bankë për të përballuar shpenzimet, pasi nëse do të financohej nga dikush tjetër, do të kishim të gjithë të drejtën e Zotit që ta akuzonim se po i përballon muajt e verës në Greqi, përfshihen dhe pushimet këtu, me para korrupsioni. Ndoshta ka ‘kursyer’ buxhetin e shtetit dhe është financuar nga grupet greke të interesit apo deri dhe grupet islamike nga thellësitë e Anadollit, sikurse ka bërë derisa erdhi në pushtet dhe jo vetëm! Ndërkohë që për hir të së vërtetës, shtetin e Kosovës financiarisht e ka rrënuar me bllokimin e gjithçkaje, madje dhe të financimeve të BE për ringritjen, në shumat prej miliona eurosh!
Por e veçanta e këtij relaksit të Kurtit në Greqi është se ndjehet vërtetë mirë, ka një fytyrë të paqtë, të qeshur, ecën dhe pa asnjë lëkundjen kronike dhe epike tashmë, e mbi të gjitha rrezaton mirësi e çiltërsi të dukshme dhe ‘ngjitëse’ për ambientin ku qëndron në Greqi! Si një fëmijë i pafajshëm, mot a mot i ngjashëm me momentin kur mori faljen nga ish presidenti serb Koshtunica dhe doli nga burgu serb, me fytyrë tërësisht të ‘qeruar’ dhe të ripërtërirë rëndshëm!
Një ndryshim i fortë krahasuar me fytyrën që Kurti shfaq kur është në Prishtinë! Ku ai bëhet ‘tigër’ përballë opozitës dhe popullit të Kosovës, sidomos pjesës që qëndron jo në emigracion! I mbështetur nga kontigjenti i përcaktuar nga vetë ai, pra ai 40 përqindshi i idiotëve që e votojnë kryesisht nga diaspora, Kurti ka bllokuar të gjitha institucionet! Për dy vite me radhë! Ndërsa premton ditë pas dite se nëse nuk bëhet sikurse thotë ai, do të vijojë për vite të tjera me radhë!
Pasi bëri katër palë zgjedhje në gati dy vite, të gjitha të fituara, dhe mbi 50% nga Vetëvendosja, Albini kërkon të gjitha pushtetet, anipse qytetarët shqiptarë të Kosovës e kanë votuar vetëm për të qeverisur, dhe këtë herën e fundit dhe me koalicion! Por Kurti kërkon dhe Presidentin, anipse duhet të ‘lutet’ për votat e opozitës që të plotësohen numrat! Pra nuk e njeh “King Makerin”!
Meqë ka fituar më shumë vota, Albini e quan detyrim që opozita ta votojë edhe për kreun e shtetit! Duke mos kërkuar kompromis por vetëm nënshtrim, gjë që ia ka arritur me LDK, parti e cila ia la të gjitha në dorë, duke i premtuar votat pa kërkuar asgjë në këmbim! Siç donte Kurti, i cili ka bllokuar konstituimin e Kuvendit, me pretekstin se duhet zgjedhur presidenti para, ndryshe ka zgjedhje! Paralajmëron dhe me Deharin se mund të ketë rrahje masive nëse mblidhet Kuvendi, pa arritur marrëveshjen për presidentin! Për një emër si t’i teket Albinit, kuptohet!
Situata është në ngërç dhe s’përjashtohet mundësia që Kosova të kalojë sërish në zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë që Kurti po përpiqet që ta shtyjë sa më shumë bllokimin, në mënyrë që data e zgjedhjeve t’i takojë në fund të dhjetorit. Pikërisht atëherë kur vijnë dhe emigrantët që po e mbajnë në lojë! Të gjithë e panë se çfarë ‘malli’ janë ata emigrantë që votojnë Albinin, nga ata që janë të certifikuar si idiotë noterikë e deri tek ata që kërcënojnë me vdekje heroin e gjallë të UÇK-së, Haradinajn, apo vajzën e Jasharajve, të cilës i thonë se s’duhet të thithë as ajrin në Kosovë! U dhanë me zë dhe figurë të gjitha mediat sjelljen e tyre në sallën e Parlamentit, ku kishin ardhur për të mbështetur Kurtin, dhe ku treguan qartë se kush vendos për Kosovën!
Ditë pas dite kanë deklaruar dhe dëshirën publike të këtij kontigjenti të Vetëvendosjes. që Thaçi të dënohet jo me burg por me vdekje nga Haga! Çka e bën situatën tepër të rrezikshme, dhe kjo shihet dhe nga pozat që merr Albini kur hyn në Kuvend apo kur lëviz nëpër Prishtinë, herë në kryeministri e herë në ndonjë cep periferie, poza këto. me fytyrë të ngrysur, tragjike dhe tepër dyshuese për gjendjen e tij reale! Me një fjalë, është duke e zhytur thellë e më thellë Kosovën në krizë, fuke e lënë jashtë referencës së aleatëve tanë të mëdhenj, me në krye SHBA. Aleat i cili pezulloi dialogun strategjik me Prishtinën, dhe çfarë është me tragjike për Kosovën, SHBA e rifilloi këtë dialog strategjik me Serbinë! Duke e kthyer pas shumë vitesh situatën përmbys, thjeshtë e vetëm për shkak të Albinit, me Kosovën tashmë jo më ‘violinë e parë’!
Dhe sikur të mos ketë ndodhur asgjë, Kurti, që nga pushimet e fundjavës në Greqi nuk mungon që të ‘shigjetojë’ shtetin amë, teksa reagon në mënyrë panatyrshme, madje cinike si i ‘tronditur’ për aksidentin e ndodhur në një hotel në Vlorë, ku nga një shkëndijë elektrike mori flakë hoteli, duke shkaktuar 5 të plagosur! Me të cilëve dhe shqiptarë të Kosovës! Një reagim që me sa duket është dhe një thirrje e nëndheshme ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët me sa duket i ‘qorton’ për zgjedhjen që kanë bërë, teksa kanë preferuar bregdetin shqiptar, dhe jo atë grek! Siç kanë bërë shumë nga mbështetësit e tij, të cilët tashmë preferojnë shtetin fqinj dhe jo shtetin amë!
Janë dhe këto ‘spicat’ me zjarret dhe provokime të tjera të këtij lloji nga Albini! Duke treguar qartë se ‘divorci’ i Kurtit me Tiranën, sa kohë të jetë ai në qeverisje, është i garantuar! Përfshirë dhe mungesën në bregdet të vetë Kurtit! I cili po bën vite e vite me radhë që s’ia ka parë ‘sytë’ Adriatikut apo Jonit! Por vijojnë të vijnë këta të islamit politik të Kosovës e RMV dhe disa nga mbështetësit e Vetëvendosjes por dhe të VLEN, në këto protestat që zhvillohen në Tiranë! Të cilët thërrasin “Albin Baba” dhe duan të mbrojnë ‘atdheun nga shitja’, por po kërkojnë edhe ‘rikthimin në rrugën e Allahut’ të shqiptarëve të Shqipërisë, rrugë që sipas tyre e kanë lënë! Janë numra në zbehje këta, pasi dhe njëherë shqiptarët e Shqipërisë i treguan Kurtit se nuk e qasin!
E teksa shohim fytyrën e ngrysur të Kurtit si dhe sjelljen aspak të përshtatshme e përjashtuese me aleatët tanë të mëdhenj SHBA e BE si dhe me shtetin amë, Shqipërinë, nuk ka si të mos na bëjë përshtypje fytyra e paqtë, e buzëqeshur dhe e gëzuar e Albinit kur viziton Athinën, takohet me politikanë të shtetit fqinj, apo me neomarksistët e gjithë botës, larg zhurmës, përplasjes por dhe i çliruar nga shoqëria e badigardëve të shumtë që e ‘mbytën’ në Prishtinë e kudo, ajo që na bën përshtypje është se pse kryeministri në detyrë i Kosovës ka një dashuri kaq të zjarrtë dhe pa kushte për fqinjin tonë jugor, Greqinë!
Të kuptohemi, nuk jemi kundër kësaj lidhjeje të fortë të Kurtit si dhe grupit që e shoqëron me Greqinë! Përkundrazi, e dëshirojmë një bashkëpunim të tillë me fqinjin tonë dhe të Kosovës, kuptohet, nëse ka ndonjë shans që Greqia ta njohë Kosovën si shtet! Është diplomaci, përsa kohe mbetet në konturet e diplomacisë dhe përfitimit të ndërsjelltë! S’duam dhe as nuk i përmendim Albinit ‘kutin’ nacionalist që ai përdor kundër Ramës, në raport me qëndrimet për rajonin, ‘kut’ të cilin vetë Albini e thyen, pasi po të mendonim si ai, na vijnë në mendje çamët e dëbuar e masakruar në vitet 40-të dhe do të ‘masakrohej’ vetë Albini! Nuk i mendojmë këto në fakt!
Ajo që na vjen në mendje është se Greqia nuk e ka njohur Kosovën. Madje as nuk e ka në axhendë që ta bëjë një gjë të tillë! Vetë kryeministrat grekë kanë deklaruar në Beograd se nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Dhe për këtë, Kurti jo vetëm që s’ka reaguar kundër tyre përmes ‘zarave’ që ka në VV e qeveri si në rastin e Zelenskyt, por ka shtuar pushimet në Athinë!
Nuk duam të besojmë se dashuria e Albinit për Greqinë ka ardhur për shkak të respektit që ka ai për këshilltaren e tij, Dejona Mihali, e cila ka njerëz në hierarkinë e lartë në këtë vend! Nuk e besojmë as faktin se Albini shoqëron Mihalin sa herë shkon ajo në gjini atje! Do të ishte e tepërt ta mendonim një gjë të tillë! Albini është nacionalist, të paktën me letra, e neomarksit me vepra!
Mund të ndodhë që dashuria e Kurtit për vendin fqinj, Greqinë, të jetë dhe një ‘zgjatim’ i asaj që ndodhi në Serbi, me faljen e tij nga Koshtunica, falje që e nxori si ‘pëllumb’ nga burgu, pa asnjë hematomë apo shenjë dhune! Ka zëra, madje të qenësishëm si Haradinaj por dhe të tjerë, që Kurtin e akuzojnë si të kapur nga shërbimi sekret serb dhe se po bën lojën e tij për zhbërjen e Kosovës! Pavarësisht retorikës ‘agresive’ që përdorin ndaj njëri tjetrit, Vuçiç e Kurti! Kartë që kjo përdoret për të mbajtur lart aksionet nacionaliste nga të dyja palët!
E nëse ecim në këtë logjikë, kur përdoresh njëherë do të përdoresh gjithmonë dhe nga të gjithë! Kalon ‘dorë më dorë’, me një fjalë, në funksion të axhendave të tyre. Këtë po bëjnë, qofshim të gabuar, edhe segmentet e caktuara rajonale e më gjërë, sipas zërave në Kosovë! Me ‘lejen’ e Beogradit, të kuptohemi! Eshtë një mister që shfaq shumë dilema, kur sheh sjelljen e Albinit!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.