☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,187 ▼ -0.24% ETH $2,370 ▼ -1.71% XRP $1.2732 ▼ -1.63% SOL $102.1100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mjekët e Biokimisë Klinike protestojnë të enjten kundër ndryshimeve në Udhëzimin Administrativ

Një grup mjekësh specializantë dhe specialistë të Biokimisë Klinike në Kosovë kanë paralajmëruar protestë për të enjten para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar ndryshimet e bëra në Udhëzimin Administrativ 02/2026, të nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë më 20 maj 2026.

Sipas organizatorëve, protesta organizohet si shprehje e pakënaqësisë ndaj vendimit që mundëson përfshirjen e farmacistëve në specializimin e Biokimisë Klinike.

Në reagimin e tyre, mjekët vlerësojnë se ky vendim është marrë pa konsultime të mjaftueshme me profesionistët dhe institucionet përkatëse të fushës, duke cenuar, sipas tyre, standardet akademike dhe profesionale mbi të cilat është ndërtuar kjo specializim.

Ata shprehen të shqetësuar se ndryshimet e propozuara mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimeve laboratorike dhe, rrjedhimisht, në sigurinë e pacientëve dhe standardet e kujdesit shëndetësor.

Përmes protestës, grupi i mjekëve kërkon rishqyrtimin e vendimit dhe nisjen e një procesi konsultativ gjithëpërfshirës me ekspertët e fushës për çdo ndryshim që prek strukturën dhe përmbajtjen e specializimit në Biokimi Klinike.

Protesta do të mbahet më 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Organizatorët kanë ftuar mediat që të jenë të pranishme dhe të përcjellin aktivitetin, të cilin e kanë cilësuar si çështje me interes publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.